Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Kontrolli është dashuri për veten”/ Nis Tetori Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

10:09 / October 1, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tetori 99
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nis sot Tetori Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i cili çdo vit i kushtohet ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e kujdesit për shëndetin, kontrolleve të rregullta dhe diagnostikimin të hershëm.

Mesazhi i këtij viti është: “Kontrolli është dashuri për veten. Zbuloje herët, vepro në kohë!”, duke vënë theksin te rëndësia e kontrolleve periodike dhe e kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin.

Gjatë muajit tetor zhvillohen në mbarë botën dhe në Tiranë aktivitete sensibilizuese dhe informuese. Fushata u drejtohet veçanërisht vajzave dhe grave, duke i nxitur ato t’i kushtojnë vëmendje shëndetit të tyre si dhe të mos neglizhojnë kontrollet mjekësore.

Kanceri i gjirit mbetet një nga sëmundjet që kërkon vëmendje të vazhdueshme nga individët, profesionistët e shëndetësisë dhe institucionet.

Informimi i duhur dhe marrja e masave parandaluese janë pjesë e rëndësishme e kujdesit shëndetësor, ndërsa kontrollet dhe këshillimi me mjekun ndihmojnë në përcaktimin e hapave të nevojshëm për çdo grua, në varësi të moshës dhe faktorëve individualë të riskut.

Ekspertët inkurajojnë vajzat dhe gratë që të informohen dhe të konsultohen me profesionistët e shëndetësisë dhe të ndjekin rekomandimet për kontrollet periodike.

Gjithashtu, fushata shërben si një thirrje për mbështetje dhe solidaritet ndaj grave që përballen me sëmundjen, si dhe ndaj familjeve të tyre.

“Kontrolli është dashuri për veten. Zbuloje herët, vepro në kohë!”, thekson Instituti i Shëndetit Publik në mesazhin e përcjellë në kuadër të Tetorit Rozë.

KONTROLLO PER VETEN tetori roze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dërgonin pacientët nëpër klinika private, SPAK kalon për gjykim dosjen ‘Onkologjiku’

10:34 / October 1, 2026

Goditet skema e mashtrimeve në Tiranë, 4 në pranga. Në kërkim pronari i ambientit

09:06 / September 30, 2026

Me makinë mbi trotuar duke bërë video për TikTok, 60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat/ I hiqet leja e qarkullimit

09:55 / September 29, 2026

Integrimi gradual/ Rama: Europa të ftojë Ballkanin Perëndimor në tryezën e BE

11:22 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.