Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”BE, e vetmja zgjedhje”, Rama bëhet viral në mediat gjermane

18:34 / October 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1729008563 mediatgjermanerama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qëndrimet e fundit nga kryeministri Edi Rama për Bashkimin Europian, kanë rrëmbyer vëmendjen e mediave europiane e kryesisht atyre gjermane. Media ”Braunschweiger Zeitung”, ndalet te çështja e emigrantëve dhe citon kryeministrin të thotë se “ndihma ndaj Italisë shpjegohet përmes marrëdhënies speciale mes dy vendeve tona”.

Sipas medias gjermane Welt, “Shqipëria po kontribuon për një përgjigje të përbashkët europiane ndaj sfidës së emigracionit të paligjshëm”. ”Berliner Morgen Post” citon Ramën të thotë se “Shqipëria nuk e ka harruar se Italia priti njerëzit tanë kur ne u arratisëm nga ferri i komunizmit në vitet ’90 dhe hapi dyert për qindra mijëra shqiptarë që mbërrinin me anije”.

Gjatë vizitës së tij në Gjermani, Rama është pyetur nga “Berliner Zeitung” nëse Shqipëria e mendon ndonjëherë të tërhiqet nga integrimi Europian dhe t’i bashkohet grupit BRICS, grupim i ekonomive botërore të Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut. Rama deklaron për ZDF gjermane se ”ne jemi besnikë ndaj BE-së deri në vdekje” dhe se ”ne nuk e humbim kurrë durimin, sepse nuk ka alternativë tjetër drejt Bashkimit Evropian”.

Edhe media gjermane “Landes zeitung” citon gjithashtu Ramën mbi përpjekjet e qeverisë së tij në luftën kundër korrupsionit në çdo nivel. ”Ne po e luftojmë sistematikisht me një sërë reformash. Ne po modernizojmë shtetin tonë”, deklaron kryeministri. ”Westfalen Post”, ndalet edhe te ambicia europiane e Shqipërisë, duke iu referuar kryeministrit Rama kur thotë se ”ambicia jonë është të arrijmë kërkesat ligjore dhe teknike për anëtarësim brenda 2030”.

BE EU Gjermania Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Braçe jep deklaratën e bujshme: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

22:52 / October 8, 2026

Spiropali lëshon kritika: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

22:09 / October 8, 2026

Tabaku kundërshton reformën territoriale: Kufij të rinj për interesa partiake

21:28 / October 8, 2026

Zelensky: Po përgatisim një përgjigje ndaj përshkallëzimit të sulmeve ruse

20:26 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.