Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Avioni bën ulje emergjente pas alarmit të rremë për bombë

20:14 / October 15, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avioni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një alarm i rremë për bombë ka detyruar një aeroplan të Air India të bëjë një ulje emergjente në veri të Kanadasë. Fluturimi, i cili lidhte New Delhin me Çikago, u ul në aeroportin në Iqaluit, qyteti më i madh i Kanadasë në pjesën më veriore, si një masë paraprake pasi u vu në shënjestër nga një kërcënim sigurie, i cili u publikua në internet. Air India dhe linjat e tjera ajrore indiane kanë qenë viktima të një numri të caktuar kërcënimesh në ditët e fundit.

“Të gjitha ishin mashtrime, por si një transportues ajror i përgjegjshëm, të gjitha kërcënimet merren seriozisht,” theksoi Air India.

Mashtrime të ngjashme u kryen në dy fluturime të transportuesit indian me kosto të ulët IndiGo, të cilat do të niseshin për në Jeddah të Arabisë Saudite dhe dy për në Muscat, kryeqyteti i Omanit. Në fillim të shtatorit, linja ajrore indiane Vistara kishte raportuar në rrjetet sociale X se një nga fluturimet e saj Mumbai-Frankfurt kishte bërë një ulje emergjente në Turqi për shkak të një alarmi për bombë, i cili doli të ishte i rremë.

avioni bombe ulje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.