Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ushtronte presion ndaj nxënësve pezullohet nga detyra mësuesi

13:58 / October 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkolla1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Elbasanit ka dalë dje me një njoftim zyrtar për rastin e një mësuesi të shkollës 9-vjeçare të Jakodinës, fshat i bashkisë Elbasan i cili dyshohet se ka kanosur shtetasin Indrit Kasa, pasi pretendon se ky i fundit i ka prishur imazhin mësuesit. Konflikti mes mësuesit dhe prindit ka ndodhur pasi mësuesi pretendojnë se sillej jo profesionalisht me nxënësit në klasë duke ushtruar ndaj tyre presion psikologjik të vazhdueshëm.

Ndërkohë pas këtij konflikti ZVAP Elbasan pezulloi nga detyra mësuesin sepse të gjithë prindërit gjatë një mbledhje në shkollën e Jakodinës shfaqën ankesa për mënyrën se si mësuesi Erion Kushi sillej në klasë.Disa muaj më parë mësuesi ,Erion Kushi ,34-vjeç u transferua nga një një shkollë tjetër në Jakodinë për të njëjtat shkaqe.

“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për kanosjen e shtetasit Ismail Kasa policia e Elbasanit bëri me me dije në mesjavë se nga hetimet e mëtejshme të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, rezultoi se autori i dyshuar, shtetasi Erion Kushi, 34 vjeç, me profesion mësues, e ka kanosur shtetasin Indrit Kasa sepse pretendon se ky i fundit i ka dëmtuar imazhin si mësues. Më tej, në deklarimin e tij, shtetasi Indrit Kasa pretendon se përveç kanosjes me fjalë, 34-vjeçari ka hedhur në drejtim të tij, një bidon dyshohet me lëndë djegëse (benzinë) që e ka marrë në automjet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për të vijuar hetimet për veprat penale “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”, thuhet në njoftimin e policisë.Ndërkohë ZVAP Elbasan e njohur me rastin e incidentit të denoncuar për mësuesin e Jakodinës nga prindi i një nxënësi ka marrë masën e pezullimit të tij nga puna deri në zbardhjen e ngjarjes nga drejtësia.

mesues
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vlorë/ Ndërron jetë 73-vjeçari, panelet e ngarkuara në kamion e zunë poshtë

12:49 / October 6, 2026

Apeli i GJKKO-së burgos me 110 vite grupin e mashtruesve me Call Center

13:38 / October 5, 2026

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

12:19 / October 4, 2026

Shkodra mbetet problem! Asgjësohen 157 mijë bimë narkotike, 75% e kultivimeve në Alpe u goditën që në mbjellje

11:55 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.