Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Begaj dhe Mattarella në Horën e Arbëreshëve: Qytet simbol

15:23 / October 18, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
463883322 519003347572107 8202738226627221993 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë të përbashkët me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, në Horën e Arbëreshëve, në një ditë dhe ngjarje historike për komunitetin arbëresh që jeton në rajonin e Sicilisë. Pas pritjes së ngrohtë të rezervuar nga banorët dhe autoritetet drejtuese, të dy presidentët, Begaj dhe Mattarella, vizituan Muzeun e Kulturës Arbëreshe “MusArb”, dhe Katedralen e San Demetrio Megalomartire (Shën Mitri Dëshmor i Madh).

Presidenti Begaj i shprehu falënderime homologut italian Mattarella dhe komunitetit të rajonit të Sicilisë për këtë pritje, ndërsa ndau me të pranishmit gjatë takimit emocionet për vizitën e tij të parë në Piana degli Albanesi. Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi komunitetin arbëresh si themel mbi të cilin janë ngritur marrëdhëniet historike mes Shqipërisë dhe Italisë, ndërsa Horën Arbëreshe e cilësoi si një thesar që dëshmon për forcën e kulturës dhe përkushtimin e një populli ndaj rrënjëve të tij.

”Arbëreshët janë shembulli që tregon se mund të ruash me krenari traditat dhe rrënjët, ndërkohë që bëhesh pjesë aktive dhe kontributore e shoqërisë ku jeton. Hora e Arbëreshëve, ky qytet simbolik për kulturën dhe trashëgiminë arbëreshe, është një thesar që dëshmon për forcën e kulturës dhe përkushtimin e një populli ndaj rrënjëve të tij”,-u shpreh Presidenti Begaj. Kreu i Shtetit nderoi figurat e rëndësishme të arbëreshëve të Sicilisë ndër shekuj për kontributin në Rilindjen Kombëtare, përpjekjet për pavarësi dhe në lëvizjet për bashkimin e Italisë.

Presidenti Begaj vlerësoi vazhdimësinë e përpjekjeve të arbëreshëve edhe në ditët e sotme si pjesë e rëndësishme e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë, duke ndihmuar që vendet tona të qëndrojnë gjithnjë të lidhura. ”Miqësia midis Shqipërisë dhe Italisë është më shumë se një marrëdhënie diplomatike, ajo është një lidhje e thellë, e përbashkët dhe shumë e qëndrueshme. Këto marrëdhënie kanë një thellësi bashkëpunimi që garanton qëndrueshmëri, parashikueshmëri dhe zhvillim të qëndrueshëm. Bashkëpunimi shtrihet në të gjitha fushat e aktivitetit politik, ekonomik, shoqëror e kulturor, të sigurisë dhe mbrojtjes si vende anëtare në NATO dhe, mbi të gjitha, të kontakteve dhe miqësisë mes njerëzve të thjeshtë”,-u shpreh Presidenti i Republikës.

Presidenti Begaj i përcolli presidentit italian Mattarella një mirënjohje të veçantë për përkushtimin në mbështetjen e Shqipërisë, ndërsa komunitetin arbëresh e këshilloi që të vazhdojë në gjurmët e etërve për të ruajtur e promovuar gjuhën dhe traditat. Begaj u shpreh se kujdesi ndaj arbëreshëve është detyrë e të gjithëve. ”Duhet të punojmë së bashku për të krijuar mundësi që arbëreshët të vazhdojnë të jetojnë e të punojnë mirë, duke ruajtur traditat e tyre, por duke përfituar edhe nga moderniteti dhe zhvillimi”, u shpreh kreu i shtetit.

463873371 519003317572110 7665552337740488979 n
463822805 519003257572116 3067105045254424738 n
463623793 519003220905453 2096807968844791710 n
463915844 519003277572114 6851628966754196208 n
463883322 519003347572107 8202738226627221993 n
463617858 519003190905456 2026132425560050350 n
463898288 519003294238779 6957747009021074710 n
463796131 519003184238790 6067321122503694486 n

arbëreshë bajram begaj Itali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.