Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Agron Malaj: Në 7 vite janë bërë investime sa në 60 vite

20:18 / October 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
agron malaj tirananews 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Burreli dhe zona e Matit janë parë shpesh si bastione të Partisë Demokratike, por prej vitesh PD e ka humbur mbështetjen e shumicës së matianëve. Agron Malaj i cili fitoi mandatin e dytë në krye të bashkisë së Matit me rreth 66% të votave, në emisionin “Vendi Im”, thekson se PS ka treguar se di të justifikojë besimin e qytetarëve duke u përpjekur të përmirësojë jetën e tyre.

Sipas kryebashkiakut Malaj, në vitet e fundit në zonën e Matit janë bërë investime që nuk ishin bërë në 6 dekada të mbledhura bashkë.

Lexo edhe :

Related Posts

  • agron malaj tirananews
    Bashkia e Matit padit në gjykatë INSTAT-in. Kryebashkiaku Malaj: Të dhënat e censusit janë të pasakta
  • agron malaj 2 tirananews
    Kullat 300-vjeçare oferta unike e Matit për turistët. Malaj tregon sfidat
  • mat malaj
    Në 2019-n qyteti i Burrelit kishte vetëm një orë ujë, sot 24 orë në 90% të territorit

“Po të bëjmë një vlerësim, ta marrim nga vitet 70 e deri më sot, investimet që janë bërë të paktën këto 6-7 vitet e fundit nuk janë bërë për 60 vite. Njerëzit e kuptojnë ndryshimin, njerëzit i kuptojnë investimet, gjithçka që po bëhet dhe mbështetja është e madhe. Ne e pamë dhe në zgjedhjet e kaluara ku kishim një diferencë të madhe me kundërshtarët tanë politikë. Dhe mendoj se mbështetja vjen e rritet se investimet jo vetëm në qarkun Dibër por në të gjithë Shqipërinë janë goxha të mëdha dhe fatmirësisht hapëm edhe negociatat për grupin e parë të kapitujve. Ky është një tregues që Shqipëria po ecën përpara,” shpjegon Agron Malaj.

Sipas Agron Malajt akuzat politike vijnë ngaqë e djathta e ka humbur gjithnjë e më shumë besimin e qytetarëve të Matit, që ka treguar ka treguar në zgjedhjet e fundit se beson tek socialistët.

“Unë e kuptoj këtë pjesën e goditjeve politike. Në fakt Mati ka peshë në zgjedhje, është barometër për qarkun Dibër. Mati, deri para 8-9 vitesh ka qenë një bastion i djathtë, por sot nuk është më bastion i djathtë, është një bastion i majtë. Me keqardhje, njerëzit u qëndruan stoikë për 25 vite dhe në të vërtetë nuk bënë asgjë për ta dhe te gjitha gjërat që ne po bëjmë sot duhet t’i kishin bërë ata bë ato 25 viteve,” vë në dukje kryetari i bashkisë së Matit Agron Malaj.

Në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, Agron Malaj fitoi zgjedhjet me 8736 vota përballë kandidatit të demokratëve i cili mori 4517 vota.

60 vite investime malaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.