Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kullat 300-vjeçare oferta unike e Matit për turistët. Malaj tregon sfidat

21:09 / October 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
agron malaj 2 tirananews
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bumi turistik që Shqipëria po përjeton dy vitet e fundit ka bërë që bashkitë të shohin tek turizmi motorrin e zhvillimit ekonomik të tyre.

Lexo edhe :

Related Posts

  • agron malaj tirananews 3
    Agron Malaj: Në 7 vite janë bërë investime sa në 60 vite
  • agron malaj tirananews
    Bashkia e Matit padit në gjykatë INSTAT-in. Kryebashkiaku Malaj: Të dhënat e censusit janë të pasakta
  • mat malaj
    Në 2019-n qyteti i Burrelit kishte vetëm një orë ujë, sot 24 orë në 90% të territorit

Bashkia e Matit ka zgjedhur nje strategji ndryshe për të joshur turistët duke shfrytëzuar historinë dhe traditën e kësaj zone. Kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj, shpjegon ne emisionin “Vendi im” se kjo zonë ka kulla të ndërtuara edhe 300 vite më parë të cilat mund të shndërrohen nga banorët në shtëpi pritëse, pasi turistët janë më të interesuar për këto shtëpi pritëse.

 “Zona e Matit është një zonë e larmishme pasi ne kemi kulla tradicionale shumëvjeçare, kemi edhe kulla 100 vjeçare, 200 vjeçare, 300 vjeçare; kulla që i japin një pamje tjetër Matit dhe historisë së tij. Ne jemi të fokusuar që këto kulla t’i kthejmë në shtëpia pritëse dhe në të gjitha aplikimet që kemi bërë por edhe me buxhetin e bashkisë synojmë të nxisim banorët e kësaj zone të transformojnë kullat në shtëpia pritëse,” sqaron kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj.

Qytetari i parë i Matit, Agron Malaj, thekson se me rritjen e numrit të turistëve, banorët e zonës do të kenë më shumë mundësi për të shitur produktet e tyre duke i dhënë një frymëmarrje ndryshe të gjithë ekonomisë së zonës.

“Duke rritur kapacitetet pritëse për turistët ne nxisim pjesën e zinxhirit ekonomik që përfshin produktet bujqësore, blegtorale, traditën që ka kjo zonë në fushën e kulinarisë. Dhe jemi të fokusuar jo tek bujtinat si bëjnë shumë zona, por pikërisht tek këto shtëpitë pritëse se në të gjitha ato nuklat që kemi ndërtuar vemë re që ka interes nga turistët për shtëpitë pritëse në zonën e Matit.”

Nga ana tjetër bashkia e Matit së bashku më bashkinë e Dibrës ka një prej zonave më te bukura që ështe parku kombëtar Zalli Gjoçaj – Lurë – Dejë

Ndërkohë që për te gjithë ata turistë që zgjedhin Matin një prej zonave më interesante është  Ulëz-Shkopeti. Dhe në liqenin e Ulzës po punohet për të bërë një shëtitore përgjatë bregut të liqenit për ti dhënë një pamje krejt tjetër kësaj zone.

Agron Malaj kulla mat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.