Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbulohen fotot e rralla të Edi Ramës kur ishte vetëm 5 muajsh

18:29 / May 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1554967393 rama1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuari i radhës në emisionin ‘Rrëfimi’ në Tv Skan ka qenë prof. Muntaz Dhrami, (Skulptor i Popullit), i konsideruar ndryshe edhe si legjenda e skulpturës shqiptare, pas të madhit Odhise Paskali.

Në rrëfimin e tij midis të tjerash, prof. Muntazi ka hedhur dritë e ka treguar edhe për miqësinë e ngushtë familjare me të atin e kryeministrit Edi Rama, Kristaq Rama.

Ai ka publikuar edhe disa foto të rralla, ku në njërë prej tyre është dhe Edi Rama i vogël në krahët e nënës së tij, Anetës.

Kjo foto i përket 55 viteve të shkuara, ku ai nuk ka qenë më shumë se pesë muajsh. Foto është shkrepur nga babai i Edit, i ndieri Kristaq Rama, në studion e skulptorit të njohur, Muntaz Dhrami, koleg dhe mik i ngushtë i tij që nga periudha kur ata ishin nxënës në Liceun Artistik në Tiranë dhe më pas në ish-Bashkimin Sovjetik ku ata kryen studimet e larta në akademitë e arteve të bukura në degën e skulpturës.

Prof. Muntazit rrëfeu në emisionin ‘Rrëfimi’ se miqësia midis tij dhe Kristaq Ramës vazhdoi deri sa ai u nda nga kjo jetë në vitin 1998. Madje në kujtim të asaj miqësie, prof. Muntazi ka realizuar para disa kohësh edhe një bust të Kristaq Ramës, të cilin e ka ende në studion e tij. Por ndryshe nga konsideratat për ish-mikun dhe kolegun e tij të ndierë, Kristaqin, për të cilin Muntazi ruan ende respekt dhe kujtime të mira, gjë e cila veç të tjerash e tregon edhe busti që ai ka realizuar, për dy djemtë e tij, Edin dhe Olsin, prof. Muntazi duket se ka shumë rezerva dhe hatërmbetje, pasi ata nuk duan t’ia dinë për shokun dhe kolegun e babait të tyre. TV Scan




  • 60346431 583438165484565 3763470878440947712 n
    Edi Rama me prinderit
  • 60415463 251244342392115 2754107805299376128 n
  • 60707886 299522414302726 2795470805671084032 n
  • 61308116 335766717125614 6503648176359079936 n

Edi Rama kristaq
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.