Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ruçi, Balla dhe Rudina Hajdari zbarkojnë në Holandë për të lobuar për negociatat

18:59 / May 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ruci Balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në 16 prill parlamenti holandez votoi për rikthimin e vizave për shqiptarët me pretendimin se numri i shqiptarëve të përfshira në veprimtari kriminale ishte rritur. Teksa ky votim nuk ka vënë ende në lëvizje asnjë mekanizëm të Bashkimit Evropian që mund të rrezikojë udhëtimin pa viza, Holanda do të duhet të marrë një vendim tjetër përcaktues për Shqipërinë. Vota e 19 qershorit në Këshillin e Ministrave të BE-së për hapjen e negociatave për vendin tonë.

Për të siguruar një dritë jeshile nga Mbretëria e Vendeve të Ulta, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci po kryen një vizitë tre ditore në Hagë, me qëllim bindjen e Holandës të votojë pro vendit tonë.  Takimet e Ruçit fillojnë sot e mbarojnë të mërkurën.

Axhenda nis me një takim informativ me ish-ambasadorin holandez të OSBE në Tiranë Robert Bosch, i cili ka kundërshtuar parlamentin e tij, duke thënë se shqiptarët nuk janë të gjithë kriminelë e nuk mund të futen të gjithë në një thes.

Mëngjesin e së martës, Gramoz Ruçi do ta nisë me një takim me Kryetaren e Dhomës së Dytë të Parlamentit holandez, Kadija Arib. Pasditen e së martës, Ruçi dhe delegacioni që e shoqëron atë, kryetari i grupit të PS-së Taulant Balla dhe kryetarja e grupit demokrat në parlamenti Rudina Hajdari do të zhvillojë një seancë dëgjimore me komisionin e Çështjeve evropiane, komision i cili do të përcaktojë vendimin e Holandës ndaj Shqipërisë.

Të mërkurën, kryetari i Kuvendit do takohet me Kryetaren e Senatit Holandës, Ankie Brokers – Knol dhe me senatorë holandezë. Pavarësisht përpjekjeve të Shqipërisë, Holanda nuk do ta thotë fjalën e saj të fundit përpara se të dalë Raporti i Komisionit Evropian në 29 maj dhe vendimin përfundimtar do ta shohim në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendet të BE-së në 19 qershor, ku nuk përjashtohet skenari që vendimi për Shqipërinë të mos shqyrtohet fare, për t’u shtyrë për në shtator ose dhjetor.

RUCI Rudina Hajdari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Radhimë, humb jetën një turiste finlandeze gjatë zhytjes

11:44 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.