Pamje nga salla e gjyqit ku ndodhet Ilir Meta, i cili pret të njihet me masën e sigurisë.
Ilir Meta mbërriti në GJKKO rreth orës 09:10 minuta për t’u njohur me masën e sigurisë arrest me burg. Po, seanca u shty për në 13:30.
Presidenti i PL ndodhet i rrethuar nga dy punonjës policie, ndërsa Monika Kryemadhi futet në sallën e gjyqit dhe bisedon me një efektiv policie.
Paraditen e sotme, në sallën e gjyqit pati debate mes Ilir Metës dhe prokurorit të posaçëm, Altin Dumani.
Meta akuzohet për tre vepra penale: për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit.
Ndaj Piro Xhixhos, babai i Erisa Xhixhos, rëndon akuza korrupsion pasiv.
Sipas SPAK ai dyshohet se ka shfrytëzuar autoritetin e tij si kryetari i AKEP-it, ku u propozua nga LSI-ja, dhe në zbatim të porosive të marra nga Meta dhe Kryemadhi ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes, si dhe ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP.
Ndërsa ndaj Ema Çokut rëndon akuza e pastrimit të parave.
Meta dhe Kryemadhi akuzohen se ndër vite kanë ushtruar pushtetin e tyre për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme dhe kanë fshehur burimin e tyre duke përdorur edhe familjarët. 2 dosjet ndaj Metës, Cez-Dia dhe lobimi në SHBA janë bashkuar tashmë në 1 hetim.