Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama: Shmangia e detyrimeve shoqërore problem serioz

13:48 / October 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 1 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me pensionistë të Fierit, në kuadër të prezantimit të skemës së pensioneve.

Para pensionistëve, Rama theksoi se rritje e pensioneve është një ndër gjërat më të vështira për t’u arritur.

“Në radhë të parë dua të them që pensionet janë padiskutim pjesa më e vështirë e të gjithë mozaikut të zhvillimit dhe sot tema e pensioneve nuk është një temë thjesht për vendet si ne, por për gjitha vendet, nga vendet më të pasura, ku në mënyrë të vazhdueshme ngrihet problemi i vështirësisë për të rritur pensione dhe për t’iu përgjigjur financiarisht rritjes së pensioneve në kohë, sepse nuk është diçka që mund të jetë sot e duhet të mungojë nesër, çdo pension që rritet, rritet për të qëndruar aty në kohë.”, tha ai.

Po ashtu, Rama renditi edhe motivet se përse rritja e pensioneve është një sfidë. Ai theksoi se një ndër shkaqet kryesore është shmangia e sigurimeve shoqërore, një problem ky sipas Ramës, i trashëguar prej vitesh.

“Pse kjo është pjesa më e vështirë e çfarë e bën të ndryshëm nga pagat? Sepse ndryshëm nga pagat pensioni bazohet te sigurimet shoqërore dhe ndryshe nga pagat që financohen drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit, pensioni financohet nga sigurimet shoqërore dhe ndryshe nga pagat, fondi i pensioneve është i bazuar te kapaciteti i sigurimeve shoqërore për t’iu përgjigjur nevojës për të pguar pensionet. Për arsye të ndryshme historike ne kemi trashëguar një situatë jashtëzakonisht të vështirë kur vjen puna te pensionet se në radhë të parë ka pasur e ka akoma shmangje nga sigurimet shoqërore dhe në fillim të viteve ’90 kur u shkatërruar çdo gjë në aspektin e formacionit ekonomik e prodhues të vendit u bë dhe nxjerrja në pension të parakohshëm të shumë njerëzve që ishin punëtorë në ndërmarrje të ndryshme dhe u rrit në mënyrë artificiale numri i atyre që u futën në skemën e pensioneve dhe të cilët duhej të paguheshin nga fondi përkatës i sigurimeve shoqërore që asokohe ishte jashtëzakonisht i pafuqishëm.”, shtoi Rama.

Edi Rama skema e pensioneve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revolucioni i Flamingove”, Rama për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Shqipëria nuk shitet! Nuk ndihem i kërcënuar, protestat janë pjesë e demokracisë!

17:59 / September 20, 2026

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

17:39 / September 20, 2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

16:20 / September 20, 2026

Tragjedi në Dibër, 31-vjeçari mb*tet në lumin Drini i Zi

16:00 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.