Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lejuan ndërtimet pa leje në zonë të mbrojtur, 5 të arrestuar në Velipojë. Mes tyre dy policë

09:35 / May 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia shkoder 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesë persona janë arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pasi dyshohet se kanë lejuar ndërtimet pa leje në Velipojë. Mes të arrestuarve, dy prej tyre janë punonjës policisë.

Ata lejonin ndërtimet në zona të shpallura të mbrojtura në Velipojë.

Njoftimi i policise:

SHÇBA ka arrestuar 5 persona për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, mes tyre 2 punonjës policie.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës, e cila ka caktuar masën ‘Arrest në burg” janë arrestuar:

– P.Z., me detyrë Specialist në Hetimin e Krimeve, në Stacionin e Policisë Velipojë;

– R.B., me detyrë SPZ, në Stacionin e Policisë Velipojë;

– R.K., me detyrë Inspektor i Policisë Ndërtimore në Bashkinë Shkodër.

Gjithashtu janë ndaluar edhe 2 shtetasit:

– N.K., 45 vjeç, nga Mali Jushit, Shkodër;

– B.N., 37 vjeç, nga Velipoja.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra, punonjësit e Policisë dhe ai i IMT-së, dyshohet se kanë lejuar që në zonën e Velipojës (e klasifikuar si “Zonë e mbrojtur”) të kryhen ndërtime pa leje në masë. Nga veprimet hetimore të kryera, është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme për funksionarët publik dhe dy shtetasit.

SHÇBA falënderon dhe nxit qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.

Velipoje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.