Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndërron jetë prifti i Kishës së Matit, kryetari i Bashkisë mesazh ngushëllimi

13:30 / November 2, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5debe43f b682 4374 95bf 48c924b36135
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj ka shprehur ngushëllimet e tij të ndjera për ndarjen nga jeta të priftit të Kishës Mat, Bulqizë, Dibër, Don. Xhanfranko. 

47bc5855 a86a 4176 97e7 ec2c4d1cc23c

Në ceremoninë e varrimit të Don Xhanfrankos, Malaj tha se kjo është një ditë e trishtë për të gjithë. 

Fjala e plotë si më poshtë: 

I nderuar ipeshkv i Dioqezës së Rrëshen, Mat, Bulqizë, Diber, monsinjor Gjergj Meta!

Të nderuar miq,

Sot është një ditë trishtimi për të gjithë ne, ndarja nga jeta e Don Gianfranco Cadeneli, për të cilin jemi lutur çdo ditë që t’ia dilte sëmundjes së rëndë dhe të ishte në mes nesh, në mes komuniteteve tona, por Zoti e mori në gjirin e vet, për ta mbajtur si udhërrëfyes të jetës tokësore, sepse i tillë ishte ky dishepull i gjallë i shëlbimit hyjnor dhe humanitetit të lartë njerëzor. Me këtë rast, familjes, gjithë kishës dhe shërbestarve te saj, u përcjell ngushëllimet më të thella për këtë humbje të madhe, por njëherit me besimin se modelin e rrallë të përvujtërisë dhe shërbimit devocional, që ka lënë në mes nesh, katolikë apo myslymanë, gjithë banorëve të këtyre anëve, ta ndjekim e kthejmë në simbol frymëzimi për bashkëjetesën në komunitet.

1c0b4259 6468 4aab 8a08 aad185a8005d

Don Gianfranco shërbeu me një përkushtim të rrallë baritor në kishat e zonave të Matit e më tej. Eksperienca e jashtëzakonshme e tij që nga Breshia ku lindi, dhe një sërë kishash në Itali dhe më pas si Vikar i përgjithshëm në dioqezën e Rrëshenit, apo “Zojën e Këshillit të mire” në Shkodër, por mbi të gjitha ai e kërkoi dhe e ngriti Kishën më së pari në zemrat e njerëzve të këtyre anëve, mal më mal e luginë më luginë, duke qenë gjithnjë një shembull i shkëlqyeshëm i përulësisë, humanizmit dhe besimit. Ai qe misionar deri në frymën e fundit, një ndërtues i vërtetë i paqes, deri sa sot i dha fund përvojës së tij tokësore në Shqipërinë e tij të dashur.

Mua personalisht do më mbeten të shënjuara për gjithë jetën mënyra sesi ai e ndërtoi bashkëjetesën fetare, ngjarje pas ngjarje e festë pas feste, religjionale apo jo. Edhe mënyra sesi komunikonte me besimtarët dhe banorët ishte unikale kur bie fjala për bashëkjetesën fetare. Shkon ne Kërçisht të Maqellares në Dibër dhe kumton përmes një njoftimi të thjeshtë “kanë mbetur 50 familje atje, që dhe pse i përkasin besimit mysliman, ata kujdesen të mirëmbajnë të gjitha kishat e ndërtuara kohë më parë në këtë fshat.  “Gjysma e fshatit ka qenë ortodoks. Nuk ka rëndësi nëse është kishë apo xhami, kujdesemi.”

Si drejtues i bashkisë Mat, nuk mund të harroj momente të tilla si tek “Festa e vullnetarizmit” në Baz, teksa ai shprehet se “Disa miq të mi, nga Suçi dhe nga Kurdaria, të bashkuar nga Genti, më dhanë dhuratën e rregullimit të rrugës që çon ke Kisha. Më pas festuam me prezencën e kryetarit të Bashkisë, i cili na dërgoi materialin për të kryer punën. Dhe pas falenderimit me dy fjalë përçon kumtin e bashkëjetesës sonë të vecantë si në rrallë vend të botës: Katolikët dhe Myslimanët, demokratët dhe socialistët… së bashku! Çfarë ka më të bukur se njerëzit që bashkohen për të bërë të mirën e komunitetit, pa dallim besimi dhe partie!

Ky pra ishte Don Gianfranco, i cili edhe tani që nuk frymon më fiziologjikisht, na jep mesazhin e shenjtë për ta luftuar kulturën e urrejtjes dhe të promovojmë një kulturë dashurie dhe miqësie me një edukim të shëndetshëm të brezave të ardhshëm në të gjitha hapësirat ku ata edukohen: në familje, në shkollë, në vendet e kultit dhe në mediat sociale, siç ai e bëri mrekullisht për gjithë vitet e jetës së tij.

Pushofsh në Paqen e Zotit, Don Gianfraco ynë!

Agron Malaj Don xhanmarko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.