Nëse jeni konsumues i rregullt i tyre bëni mirë t’i shmangni.
Ju jeni të vetëdijshëm se, ushqimi i shpejtë shkakton kancer. Por, a e dini se disa të ashtuquajtura ‘ushqime të shëndetshme’ në fakt janë kancerogjene? Ja lista e ushqimeve që po na vrasin ngadalë.
- Pijet e gazuara
Jo vetëm sheqeri që ka pija e gazuar shkakton kancer, por edhe ngjyruesi artificial që i është hedhur ka shumë efekte anësore në shëndet. Në vend të pijeve me gaz, dritare.net do t’ju sugjeronte të pinit ujë.
- Mish i kuq i pjekur në skarë
E dimë që mishi i pjekur në skarë të shijon shumë, por temperaturat e larta të përdorura për pjekje prodhojnë hidrokarbure që shkaktojnë kancer. Konsumi i tepërt i mishit të kuq, në përgjithësi, shkakton kancer.
- Kokoshkat e bëra në mikrovalë
Kur ju bëni kokoshkat në mikrovalë, lirohet duacetil, një toksik i njohur që dëmton shëndetin. Gjithashtu lirohet acid perfluoro-oktanik, nga qesja e kokoshkave. Dhe së fundmi, kokrrat e misrit që plasin janë OMGJ (Organizma të Modifikuar Gjenetikisht).
- Ushqimet e konservuara (sidomos salca e domates)
Ushqimet e konservuara janë të rrezikshme për shkak se kanaçet janë të veshura me BPA (bisfenol A), një çrregullues i njohur i hormoneve. Domatet e konservuara janë veçanërisht problematike, sepse aciditeti i tyre bën që BPA të rrjedhë në ushqim.
- Vajrat e hidrogjenizuar
Vajrat vegjetale nuk janë nxjerrë nga burimi i tyre natyral, por në vend të kësaj i nënshtrohen një procesi kimik. Kimikatet kanë një nivel jashtëzakonisht të lartë të yndyrave të pashëndetshme.
- Salmon i kultivuar
Salmoni është shumë i shëndetshëm kur është i egër, ndërsa ata që janë të kultivuar janë të pashëndetshëm, sepse ushqehet me një ditë të panatyrshme, të mbushur me kimikate, pesticide dhe antibiotikë, informon dritare.net
- Ëmbëlsues artificial
Shumica e ëmbëlsuesve artificiale prodhohen nga një proces kimik, dhe nuk ka të dhëna të mjaftueshme për t’i konsideruar ato të sigurt. Disa studime thonë se ëmbëlsuesit artificiale mund të shkaktojë tumore në tru.
- Miell i bardhë i rafinuar
Mielli, kur i nënshtrohet procesit të rafinimit, humbet të gjithë vlerat ushqyese. Mielli bëhet shumë i bardhë dhe bëhet një burim i shkëlqyer i kancerit.
- Fruta dhe perime joorganike
Frutat dhe perimet janë jashtëzakonisht të shëndetshme, por pesticidet që u injektohet i bëjnë të dëmshme. Ndaj ne të dritare.net ju këshillojmë të hani vetëm fruta dhe perime që janë rritur në mënyrë organike. 10. Mishi i përpunuar
Këtu futem gjëra të tilla si proshuta, hot-dogs, sallami etj. Përpunimi bën që t’i shtohet kripa dhe kimikate të rrezikshme si nitrati. Ata e bëjnë të duket më i këndshëm, por jo i shëndetshëm. E rekomandueshme është ngrënia e mishit të freskët dhe organik.
- Patetinat
Patetinat janë shumë të dëmshme për shëndetin e njeriut, informon dritare.net, sepse kanë yndyra dhe shumë kripë. Plus kanë dhe ngjyrues artificialë. Të gjitha këto bashkë, rrisin rrezikun të prekeni nga kanceri.
- Ushqimet OMGJ
Ka shumë debate në lidhje me ushqimet OMGJ. Pasi disa thonë se janë ushqime që u rezistojnë dëmtuesve dhe nga ana tjetër shumica thonë se cenon shëndetin e konsumatorit, pasi kanë pesticide. Gjithsesi ju duhet të dini se efektet e tyre negative në shëndet, janë të mëdha.
- Konsumi i alkoolit
Studimet nga Instituti Kombëtar i Kancerit ka treguar një lidhje mes konsumit të alkoolit dhe kancerit të trurit, qafës, ezofagut, mëlçisë, gjirit dhe zorrës së trashë. Nëse ende nuk jeni të gatshëm të hiqni dorë nga alkooli, dritare.net ju sugjeron të pini pije me përqindje të ulët alkooli.
- Sheqeri i rafinuar
Shkaktari më i keq i kancerit është sheqeri i rafinuar, i cili gjendet në pije dhe ushqime. Për shembull në një gotë pije të gazuar ju keni 15 lugë çaji sheqer, dhe efektet negative janë shqetësuese.
- Margarina
Margarina duhej të ishte një alternativë më e mirë se gjalpi, por rezulton se ajo prodhohet nga vajra bimorë të hidrogjenizuar dhe është plot yndyra të pashëndetshme. Dritare.net ju sugjeron të konsumoni gjalpë natyral, sesa margarinë.
- Ushqimet dietike
Ndonjëherë ju mendoni se bëni blerje të zgjuara duke blerë ushqime dietike, por në realitet, këto produkte shpesh kanë sheqer shtesë ose ëmbëlsues artificial, për të zëvendësuar yndyrën e hequr. Ata gjithashtu mund të përmbajnë kimikate të ndryshme, informon dritare.net. Sugjerimi ynë është të hani ushqime të freskëta.
- Patatet e skuqura
Patatet e skuqura sa janë të shijshme, aq janë dhe të dëmshme. Përveç yndyrës dhe kripës, skuqja e tyre në temperaturë të lartë prodhon akrilamid, një kancerogjen i njohur që gjendet në tymin e cigareve