Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Takimi në Selanik, Rama: Ka keqkuptim total për pronat në Himarë

17:16 / November 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të dielën e 3 nëntorit, kryeministri Edi Rama mbajti një takim me shqiparët në Selanik, në kuadër të turit të takimeve me Diasporën. Më pas Rama mbajti një konferencë për shtyp për mediat vendase, me fokus çështjen e pronave në Himarë, minoritetin grek në Shqipëri dhe çështja e Fredit Beleri.

“Ka një keqkuptim total për pronat në Himarë, dhe ka shumë dezinformata në lidhje me çështjen e pronës, sepse nuk ka një gjë të tillë si problem specifik të pronave atje. Ka një çështje në gjithë Shqipërinë për pronat, të cilën po e përballojmë çdo ditë dhe po përparojmë. Në fakt me kryebashkiakun e ri të Himarës po bëjmë shumë punë të mirë dhe brenda pak javësh do të përfundojmë regjistrimin e të gjitha shtëpive në të gjithë bashkinë. Gjithçka që kam lexuar, dhe kam lexuar shumë marrëzi në mediat greke për shpronësimet, apo disa devijime, nuk bazohen në fakte.Kjo është thjesht propagandë”,-tha Rama.

Ndër të tjera, ai nënvizoi se pritet një marrëveshje mes kadastrës së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë që po përparon në dixhitalizimin e kadastrës së saj dhe shkëmbimi i përvojës do të jetë shumë i rëndësishëm edhe për palën shqiptare. Për minoritetin grek në Shqipëri, Rama tha se ai është konsideruar gjithmonë si një urë lidhëse shumë e rëndësishme mes Athinës dhe Tiranës.

I pyetur për eurodeputetin Fredi Beleri, kryeministri shqiptar ka theksuar se ka një këndvështrim që ndryshon nga ai i Greqisë. “Drejtësia në Shqipëri është e pavarur dhe askush nuk mund të ndërhyjë në të, as qeveria shqiptare, as qeveria greke dhe sistemi i drejtësisë shqiptare ka marrë një vendim. Pra, ky vendim nuk është për diskutim, është vetëm për zbatim. Unë thjesht nuk kam takime me eurodeputetët dhe kaq. Nuk i kam takuar europarlamentarët, jo tani, por as në të kaluarën”,-u shpreh ai.

Mbi të gjitha, Rama përsëriti vlerësimin e tij për kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, të cilin e quajti një lider shumë moder, inteligjent dhe politikan të zotin, me të cilin tha se bashkëpunon mjaft mire pavarësisht se i përket një kahu tjetër politik.

himare Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.