Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Policia firmos marrëveshje me postën për kontrabandën e mallrave

15:13 / November 5, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1730815404 policieshtetit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit nënshkruan marrëveshje me Postën Shqiptare, për parandalimin e krimit të organizuar dhe ruajtjen e sigurisë kombëtare. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda dhe nga Administratori i Postës Shqiptare z. Ardit Demiri.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është parandalimi dhe goditja e krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, terrorizmit, kontrabandës së mallrave dhe lëndëve të rrezikshme për jetën dhe shëndetin, si dhe pastrimit të parave, korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, thuhet në njoftimin e policisë.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Policia e Shtetit dhe Posta Shqiptare do të koordinojnë punën për vënien në dispozicion të pamjeve filmike, në rastet kur Policia i vlerëson si të domosdoshme për parandalimin dhe hetimin e ngjarjeve kriminale.

Palët do të bashkëpunojnë për sigurimin dhe shkëmbimin e menjëhershëm të informacioneve që lidhen me cenimin e sigurisë, mbrojtjes së infrastrukturës së zyrave postare, jetës dhe shëndetit të punonjësve, si dhe në drejtim të parandalimit, zbulimit dhe goditjes së veprimtarive kriminale.

Policia posta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Durrës, automjeti përplas një grua teksa po kalonte rrugën

19:22 / September 3, 2026

Pronari i “Delta” në konflikt me Vasil Bedinajn, i shkoi në hotel bashkë me personat e armatosur

16:18 / September 3, 2026

Vritet Viktor Bardhi në Mirditë, historia e përgjakshme e konfliktit Bardhi-Reçi

10:42 / September 3, 2026

“Shuhet” historiani Muharrem Dezhgiu, la pas një veprimtari të pasur me botime e studime

17:19 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.