Kryeministri Edi Rama ka pritur ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ambasadori i ka sjellë edhe një tunikë, të cilin e veshi në shenjë falenderimi për ftesën miqësore.
“Me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, që bashkë me ftesën e Princit të Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud, për të vizituar Riadin e për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, më solli edhe një tunikë, të cilin e vesha në shenjë falenderimi për ftesën miqësore nga një prej liderëve më reformatorë dhe transformues të kohës së sotme”, shkruan Rama.
