I riu 33-vjeçar i cili u gjet i vdekur në makinën e tij mëngjesin e sotëm në Itali quhet Alfons Kaja.
Mediat italiane publikojnë detaje nga rrëfimi i familjarëve të tij ku sipas tyre, I riu në mbrëmje kishte qenë në urgjencë, sepse nuk u ndihej mirë, por më pas ishte kthyer në shtëpi.
“Në mëngjes, u zgjua herët, mori makinën dhe u nis për në punë. Një goditje e la pa ndjenja, humbi kontrollin e mjetit dhe gjeti vdekjen”, tregojnë familjarët.
Kaja, me origjinë shqiptare, ka jetuar në Itali që nga viti 2007, në San Severino. Ai la pas gruan e tij Ada, tre muaj shtatzënë dhe një vajzë te vogel, vetem dy vjeç e gjysmë.
Për zbardhjen e shkakut pritet autopsia, ndërkohe që hipoteza e parë është se ishte një arrest kardiak. Por do të nevojiten hetime të mëtejshme, veçanërisht në lidhje me faktin se Kaja kishte qenë në dhomën e urgjencës së San Severinos natën e kaluar, sepse ai nuk ndihej mirë.
