Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balluku: 2.4 mln euro fatura e energjisë për tunelin e Llogarasë

14:58 / November 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 59
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se fatura e energjisë në tunelin e Llogorasë në një muaj është 200 mijë euro, ose 2.4 milionë euro në vit. Gjatë diskutimit të projektbuxhetit të vitit 2025, Balluku bëri të ditur se ky tunel do të rihapet në fillim të sezonit veror dhe do të jetë me pagesë.

Sipas saj, kjo, pasi ka një kosto të lartë mirëmbajtjeje. “Për tunelin e Llogorasë që në momentin e ideimit është deklaruar se do të jetë me pagesë. Për këtë vepër ka rrugë alternative që është përmes Parkut Kombëtar të Llogorasë, për të gjithë ata që nuk do të duan të paguajnë. Në nisje të sezonit të ri, kur të hapet tuneli, në të cilin po përfundojnë detajet e fundit do të rihapet me pagesë. Në të ardhmen mund të ndërtojmë segmente jo me koncesion, por nga ARRSH që mund të jenë pagesë, por gjithmonë kur të ketë edhe rrugë alternative. Vetëm energjia elektrike e përdorur gjatë muajve që kemi pasur hapur tunelin kosto e energjisë elektrike ishte 200 mijë euro”, deklaroi Balluku.

Tuneli i Llogorasë, një ndër veprat më të mëdha publike që pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejte në turizmin dhe ekonominë e vendit u hap provizorisht në fillim të muajit korrik. Me një gjatësi prej 6 kilometrash, kjo vepër infrastrukturore shkurton kohën e udhëtimit Duka-Palasë që bëhej për rreth 30 minuta, në 7 minuta. Tuneli i Llogorasë përbëhet nga dy tunele, ai kryesori dhe ai i emergjencës, të cilët lidhen me 11 dalje me njëri-tjetrin.

belinda balluku tuneli i Llogarse
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.