Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministri Gonxhja: Procedurat e prokurimeve online në kohë reale

10:02 / November 9, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka bërë një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe lehtësimit të aksesit publik në procedurat e prokurimit që shpallen nga OBP. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja thotë se tashmë procedurat e prokurimeve të shpallura nga organi qendror blerës (OBP) gjehen të publikuara në kohë reale në faqen e internetit www.obp.al.

“Duke sjellë risi në publikimin e tenderave në faqen zyrtare të institucionit, ne synojmë t’i ofrojmë publikut, operatorëve ekonomikë dhe palëve të interesuara një përvojë më të lehtë dhe të koncentruar për procedurat që publikohen nga OBP”, theksoi Gonxhja. Ministri Gonxhja nënvizoi se, përmes këtyre përmirësimeve, secili përdorues tani mund të informohet më thjesht mbi procedurat e organit qendror bleres OBP.

“Ky përkushtim i OBP-së synon të rrisë shpejtësinë e informacionit, njoftimin në kohë reale për çdo procedurë tenderimi që publikon, si dhe të sigurojë që praktikat e prokurimit të jenë gjithmonë në përputhje me standardet më të larta të transparencës”, shtoi ai. Gonxhja inkurajoi publikun të vizitojë rregullisht faqen zyrtare të MEKI për të qëndruar të informuar mbi të gjitha procedurat e hapura dhe risitë në fushën e prokurimit.

Blendi Gonxhja Procedurat e prokurimeve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.