Parlamenti irlandez është shpërndarë për zgjedhje të përgjithshme.
Kryeministri i Irlandës, Simon Harris tha se ishte nderi i jetës së tij të shërbente në këtë rol dhe se ai besonte se kjo ishte koha e duhur për të kërkuar një mandat të ri. Presidenti Michael D Higgins shpërndau zyrtarisht “Dail”, Dhomën e Ulët të parlamentit, për të shënuar fillimin e fushatës zgjedhore irlandeze.
Harris, udhëheqësi i partisë “Fine Gael” kërkoi dje pasdite shpërndarjen e parlamentit. Ai i dha fund jetëgjatësisë 4-vjeçare e gjysmë të qeverisë historike të koalicionit Fine Gael, Fianna Fail dhe Partisë së Gjelbër.
