Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Trump gjen ”carin e ri” që do të vendos rregull në kufijtë e SHBA

17:25 / November 11, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Trump 4 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump ka shpallur një tjetër vendim personeli për kabinetin e tij qeveritar. Tom Homan do të jetë “cari kufitar” i ri, njoftoi Trumpi në rrjetin e tij social “Truth”. Kjo do të thotë se Homan do të jetë përgjegjës për sigurinë kufitare dhe riatdhesimin e refugjatëve. Përveç monitorimit të kufijve jugorë dhe veriorë, si dhe sigurisë detare dhe ajrore, Homan do të jetë “përgjegjës për kthimin me detyrim të të gjithë emigrantëve të paligjshëm në vendin e tyre të origjinës”. Homan është “avokat i palëkundur për kontrollin e kufijve” dhe askush nuk është “më i mirë përmbikqyrjen dhe kontrollin e kufijve tanë”, tha Trumpi duke shpjeguar vendimin e tij.

Ndarja e familjeve të migrantëve

Trump ishte mbështetur te Homani që në mandatin e parë të tij: Homani ishte atëherë për një vit e gjysmë kreu i autoritetit të imigracionit ICE. Ai u konsiderua si mbrojtës i vendimit të diskutueshëm për të ndarë fëmijët e emigrantëve të parregullt nga prindërit e tyre. Pas kësaj, ndonjëherë u deshën vite për të ribashkuar familjet. Homan – dhe Trump – më vonë thanë se masa kishte synuar të shërbente si frikësim, në mënyrë që familjet as të mos niseshin për në SHBA.

Dëbim në mënyrë “humane”

Homan, oficer i policisë kufitare me trajnime, komenton rregullisht temën e migrimit në kanalin konservator të krahut të djathtë Fox News. Atje ai njoftoi se autoritetet e imigracionit do të zbatojnë planet e dëbimit të Trumpit në një “mënyrë humane”. Ushtria nuk do të përqendrohet thjesht në grumbullimin e emigrantëve dhe ndalimin e paligjshëm të tyre, “do të jetë një operacion selektiv dhe i planifikuar”. Burrat dhe gratë e ICE e bëjnë këtë çdo ditë, vazhdoi ai. E bëjnë shumë mirë. “Ne me shumë gjasa e dimë se ku do të jenë ata dhe ne do ta bëjmë atë në një mënyrë humane.”

Çështje e rëndësishme e fushatës për Trump

Trumpi e kishte bërë sigurinë kufitare pikë qendrore të fushatës së tij zgjedhore. Ai shpalli synimin e tij për të kryer operacionin më të madh të dëbimit në historinë eSHBA-së në ditën e parë të presidencës së tij. Trumpi bëri vazhdimisht komente armiqësore për emigrantët e parregullt, duke përfshirë se ata po “helmonin gjakun” e SHBA. Homan punoi për institutin konservator të krahut të djathtë Heritage Foundation në “Project 2025”, një koncept radikal për të riorganizuar aparatin e qeverisë amerikane me pozicione të ekstremit të djathtë.

Stefanik do të jetë ambasadorja e re në OKB

Trumpi njoftoi gjithashtu një tjetër emërim. Kongresmenia republikane Elise Stefanik do të jetë ambasadorja e SHBA në OKB. Stefanik është “luftëtare tepër e fortë, e ashpër dhe e zgjuar” për politikën America First, tha Trump, sipas një informacioni të New York Post.

Trumpi dëshiron të emërojë ministra pa pëlqimin e Senatit

Është e qartë se presidenti i ri i zgjedhur e ka me ngut për vendimet e personelit dhe nuk dëshiron të ngadalësohet nga anëtarët demokratë të Senatit. Trumpi dëshiron të përdorë një përjashtim për të emëruar ministra pa pëlqimin e Senatit. Në fakt, emërimet e kabinetit duhet të konfirmohen nga Dhoma e Kongresit. Megjithatë, kreu i shtetit ka të drejtë të emërojë përkohësisht ministrat gjatë pushimeve të seancës së Senatit që zgjasin të paktën dhjetë ditë. Kjo synon të garantojë kapacitetin e qeverisë për veprim. Në të kaluarën, presidentët amerikanë rrallë e kanë ndjekur këtë qasje. Për shembull, një mosmarrëveshje ligjore mbi emërimin e një ministri nga Presidenti Barack Obama në vitin 2012, bëri që Gjykata e Lartë e SHBA-së të caktonte kohëzgjatjen minimale të pushimeve të Senatit për emërime të tilla në dhjetë ditë./DW/

trump USA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.