Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Spiropali: Buxheti 2025 garanton trendin pozitiv të rritjes ekonomike

19:46 / November 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 24
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali në një mesazh në Facebook i është drejtuar qytetarëve për shqyrtimin e buxhetit dhe veprimtarisë së Komisioneve Parlamentare, ku tha se këto janë ditë të rëndësishme. Ajo ndau me publikun disa tregues të veprimtarisë intensive të komisioneve të përhershme dhe të posaçme dhe rëndësinë e konsultimit parlamentar me qytetarët, publikun, ekspertët, grupet e interesit dhe median.

”Në të jetësohet vizioni ynë i qartë për rrugën që do të ndjekë Shqipëria vitin e ardhshëm, cilat do të jenë prioritetet tona, ku do të përqendrojmë investimet publike, si do të përdoren burimet kombëtare financiare e njerëzore, për të përmirësuar mirëqenien e çdo komuniteti, çdo familjeje, çdo qytetari”, tha Spiropali.

Po ashtu kryetarja e Kuvendit nënvizoi se buxheti është hartuar, do të shqyrtohet e do të miratohet nëpërmjet një procesi të hapur, transparent e gjithëpërfshirës, me kontributin e të gjithë aktorëve politikë e shoqërorë. Në këtë kontekst, ajo përgëzoi angazhimin e çdo deputeti të shumicës apo pakicës në Kuvend, për të marrë pjesë, diskutuar, kritikuar e përmirësuar projektbuxhetin.

”Treguesit e parashikuar garantojnë zhvillimin e rritje, por edhe përkthimin e këtyre treguesve në mirëqenie për qytetarët. Do të rriten financimet nga buxheti i shtetit për të gjithë sektorët: arsimin, shëndetësinë, turizmin, bujqësinë, infrastrukturën dhe energjinë etj. Buxheti do të garantojë rritjen e nivelit të pagave e të gjithë punonjësve të administratës vendore dhe do të mbështesë sektorin privat për garantimin e rritjes së pagave e përfitimeve edhe për punonjësit e sektorit privat’‘, tha më tej ajo.

buxheti Elisa Spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.