Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zjarr në ambientet e brendshme të një pallati në Korçë

20:00 / November 12, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1700898467 zjarrnepallat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një zjarr ka rënë në ambientet e brendshme të një pallati 8-katësh në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës.

Banorët thonë se janë përfshirë nga paniku pasi pallati pothuajse i gjithi, në veçanti katet e larta janë mbuluar nga tymi që vinte nga kati i dytë i këtij pallati nga një ambient i përbashkët.

Në kushte të tilla të gjithë banorët kanë qenë të detyruar të dalin jashtë pasi rrezikoheshin nga asfiksimi.

Nga ana e shërbimit zjarrfikës bëhet me dije se zjarri mendohet të ketë rënë në një ambient të përbashkët të katit të dytë aty ku kalojnë të gjithë tubacionet e pallatit, përfshi ato të energjisë elektrike, të ujit të pijshëm dhe tubacionet e tjera.

Zjarri ka përfshirë objekte që duket janë lënë nga banorët dhe me pas kanë shpërthyer tubat e ujit të pijshëm duke shkaktuar probleme të tjera për banorët.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i shërbimit zjarrfikës dhe punonjësve të OSSHE të cilët kanë bërë të mundur izolimin e flakëve si dhe kanë bërë shkëputjen e energjisë elektrike.

Banorët tregojnë për momentet e panikut kur pallati është “mbytur” nga tymi duke krijuar dhe probleme për ta dhe fëmijët e tyre.

Korce pallat Zjarr
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

12:19 / October 4, 2026

Shkodra mbetet problem! Asgjësohen 157 mijë bimë narkotike, 75% e kultivimeve në Alpe u goditën që në mbjellje

11:55 / October 4, 2026

Do shiste kokainë pranë shkollave në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari me dhjetëra doza kokaine

11:09 / October 4, 2026

“Kam frikë se do t’i bëjë keq babait”/ Detaje nga dosja e Xhuana Nikollajt, shkak i sherrit me Eraldo Fizin u bë një ekskursion

16:34 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.