Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gazetarja/ Ka dyshime se Reçi është qëlluar nga një dhomë hoteli

22:35 / November 14, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1731592527xkr eduart reci frame 849 363
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala thotë se ekzekutimi i biznesmenit, Eduart Reçi dyshohet se është bërë nga një qitës profesionist.

Sipas saj, 52-vjeçari është goditur nga distanca dhe dyshimet janë se qitësi ka qenë në një hotel i cili kishte fushëpamje të vendit ku ndodhej Reçi.

Sipas Lalës, mendohet se biznesmeni mund të jetë qëlluar nga 25-30 metra distanca, por pavarësisht kontrolleve nuk ka asnjë gjurmë të autorëve.

“Është ngjarje e çuditshme. Kamerat nuk kapnin asnjë moment, Eduard Reçi, 52 vjeçar u plagos dhe sot ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. U qëllua me plumb në kokë. Mekanizmi është i çuditshëm. Ai ka qenë në sheshpushimin e pallatit ku banonte, po fliste në telefon me një person që do t’i çonte mjetin për ta rregulluar. Ka dyshime se u qëllua nga dhoma e një hoteli që kishte fushëpamje mbi këtë sheshqëndrim.

Mendohet të jetë 25-30 metra distanca. Është bërë kontroll i hotelit dhe pallateve të larta aty në zonë. Nuk janë gjetur gjurmë të autorëve. Eduard Reçi, kohët e fundit nuk kishte patur problematikë. Ka punuar dikur në SHISH, është tërhequr nga ajo punë. Bëhet fjale për 25 vite më parë.  Ishte futur më pas në tokën ku ka ndërtuar pallatin me kompaninë e tij, kishte legalizuar. Bashkëshortja punon në një nga përfaqësitë diplomatike, është pedagoge e gjuhëve të huaja. Kanë dy fëmijë. Familja ka pretenduar se nuk ka konflikt dhe nuk është ruajtur në asnjë rast.

Disa kohë më parë ka bërë kallëzim penal për rast vetëgjyqësie, për një person që pranë pallatit të tij ka një pronë. Kjo çështje është pushuar më parë.

Për motivin, prokuroria dhe policia kam përshtypjen se janë shumë larg. Gjatë të gjithë javës, përpara lokalit, janë hedhur fishekzjarrë dhe kapsolla. Në momentin që është qëlluar, qytetarët kanë menduar se po vijonte i njëjti ritual si ditët e tjera. Për këtë arsye nuk është menduar si vrasje në momentin e parë. Kur e kanë parë në tokë e kanë kuptuar. Kamerat shfaqin momentin kur ai bie pa ndjenja, por nuk shfaqin autorin e dyshuar askund. Janë marrë kamerat dhe po shihen me kujdes hyrjet dhe daljet për të parë se kush mund të ketë qenë.

Ndërkohë hetuesit do të kthehen edhe në vitet 97′-98′, nëse ka patur problematika në qytetin e lindjes.

Ajo që u mendua si ngjarje e thjeshtë, nga mënyra si është kryer, hetuesit besojnë se ka patur një përgatitje. Dyshohet për qitës profesionist, që ka bërë gjuajtje në distancë”, tha Lala në emisionin Te Paekspozuarit.

dyshime Eduart Reçi hoteli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.