Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj i jep Çelësin e Qytetit, Penalosa: Tirana shembull në Ballkan

19:56 / November 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 11 18 at 19.44.35
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim ish kryebashkiakun e Bogotas, Enrique Penalosa, të cilit i dhuroi Çelësin e Qytetit. Penalosa është i njohur për transformimin e qytetit të Bogotas gjatë kohës që mbajti postin e kryebashkiakut dhe ndodhet në Tiranë për të promovuar librin e tij të përkthyer në shqip “Një qytet për të gjithë”.

Veliaj tha se Penalosa ka frymëzuar shumë kryetarë bashkish në botë për të transformuar qytetet në hapësira më të jetueshme për qytetarët. “Ai ka frymëzuar jo vetëm transformimin e Bogotas, por edhe një pafundësi kryetarë bashkish, punonjës të qyteteve, urbanistë, arkitektë, aktivistë, për të pasur një qytet që funksionon për njerëzit, që u jep prioritet fëmijëve, ku si ai që është me biçikletë, si ai që është me autobus, si ai që është me makinë, të ndihen të barabartë në demokracinë e rrugës. Për ne ka qenë një privilegj ta ndjekim nga larg punën e tij, por është një kënaqësi e jashtëzakonshme ta kemi sot në Tiranë për librin e tij. Në shenjë mirënjohje, respekti, falënderimi për gjithë këtë frymëzim të jashtëzakonshëm të transformimit të qyteteve, duam që t’iu nderojmë me Çelësin e Qytetit të Tiranës”, deklaroi Veliaj.

Nga ana e tij, Penalosa falënderoi kryebashkiakun Veliaj për vlerësimin dhe e inkurajoi atë për më shumë suksese në dhënien e shembullit të mirë të Tiranës edhe për qytetet e tjera të Ballkanit. “Jam jashtëzakonisht i nderuar dhe i lumtur që marr “Çelësin e Tiranës” nga z. Veliaj, i cili është shndërruar në një lider ndërkombëtar në bërjen e qyteteve më njerëzore dhe më të mira. Dua t’ju falenderoj edhe për promovimin e librit tim, i publikuar së fundmi në shqip. Edhe më parë e kam admiruar atë çfarë Erioni ka bërë në Tiranë. Shumë faleminderit dhe të uroj shumë e më shumë sukses në të bërin e Tiranës një shembull për kaq shumë qytete në Ballkan dhe në botë”, theksoi ai.

Peñalosa ndodhet në Tiranë për prezantimin e librit të tij “Një qytet për të gjithë”, në të cilin ai propozon se një qytet i drejtë dhe i barabartë ndërton integrimin social dhe legjitimitetin. Ky libër i cili vjen i përkthyer në gjuhën shqipe, shërben si një manual se si të arrihet një qytet i drejte, ku askush të mos ndihet inferior apo i përjashtuar.

Enrique Penalosa Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.