Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Erion Braçe zbulon a do kandidojë më për deputet

16:43 / November 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 erion brace edi rama 377
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me 28 vite aktive në Parlament, deputeti i dytë më i votuar në Shqipëri, me mbi 15 mijë vota, Erion Braçe, e sheh kandidimin për deputet pa emocione. Edhe pse punën vazhdon ta bëjë me të njëjtin pasion. 

Në një intervistë me gazetaren Elona Meço në emisionin “Pa Censurë,  në RTSH, Erion Braçe ishte i ftohtë në lidhje me rikandidimin në 2025-ën, ku në PS është vendosur rregulli se deputetët me më shumë se 1 mandat nuk do të vendosen në listën e sigurtë.  “Nuk e kam problem fare jam apo nuk jam deputet, jo më ta kem problem jam apo nuk jam në pjesë të sigurtë apo në pjesë të pasigurtë. Në moshën biologjike dhe politike që jam nuk kam asnjë shqetësim apo dilemë do të jem apo jo deputet. Nuk e konsideroj si kandidim. Unë paraqitem atje për një kontratë pune. Në rast se do të ma japin, ok. Në rast se nuk do të ma japin, do të kërkoj punë gjëkundi tjetër. Ç’problem ka?!”- tha Erion Braçe, duke konfirmuar se ai vazhdon të punojë me strukturat e PS në zonën e Divjakës, në qarkun e Fierit. 

Ky qark, që prodhon 16 deputetë, drejtohet tani nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, të cilën zoti Braçe e mbështeti për vendimet e marra në funksion të arritjes së objektivit zgjedhor. “Nuk e di çfarë strukturash kanë ndryshuar në Fier, por edhe nëse kanë ndryshuar, mirë kanë bërë, sepse nuk mund të presësh rezultat më të lartë duke bërë të njëjtën gjë. Objektivi ynë është të marrim 10 deputetë. I kemi patur në 2017 dhe duhet t’i rimarrim prapë.”- tha Erion Braçe.

erion braçe vota
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.