Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Londër, për t’u takuar me shqiptarët që jetojnë në Britani, në kuadër të turit të diasporës.
Kreu i qeverisë, gjatë fjalës së tij tha:
Rama: Së shpejti nismë ligjore për regjistrim të të gjithë familjeve që u regjistruan si kosovarë. Do të vazhdojmë përpjekjet diplomatike për të mundësuar të gjithëve ju rikthimin e nënës dhe të babës në të gjitha rastet që ju e doni këtë. Ju shqiptarët e Britanisë së Madhe keni përfituar nga ky vend më pak se sa ky vend ka përfituar nga ju. Shqipëria më në fund ka nisur t’iu bëjë krenarë në sytë e Evropës, siç ju bëni krenarë Shqipërinë në art, në shkencë kudo.
Për herë të parë në zgjedhjet 2025 i është i hapur rruga edhe votës së emigrantëve. Më herët, kryeministri Rama ka zhvilluar takime me shqiptarët në Selanik e Athinë, në Itali si edhe në SHBA.
