Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PD akuzon Ramën: Pasi i dëboi nga Shqipëria, i dhunoi emigrantët

19:37 / November 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Selia e PD
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar sot (24 Nëntor) për turin e kryeministrit Edi Rama dhe takimin me emigrantët shqiptarë në Londër të Britanisë së Madhe, ku vetë opozita zhvilloi edhe një antimiting me rreth 100 vetë.

PD e cilëson dhunim nga kryeministri dhe “mercenarët e tij” në kryeqytetin anglez të “atyre që kishin dalë për të ushtruar të drejtën e protestës paqësisht”.

Opozita e cilëson kryeministrin si “antishqiptar dhe frikacak”, që iu dësh mbrojtja e policisë britanike.

“Ai do mbetet në analet e turpit të historisë, si kryeministri që pasi i ka përzënë nga vendi shqiptarët, i dhunon dhe keqtrajton bashkëkombasit e tij”, ishte reagimi i PD.

Në fund u bëhet thirrje shqiptarëve për protestën e 26 nëntorit në Tiranë.

Deklaratë e Partisë Demokratike te Shqipërisë:

“Edi Rama, me mercenarët e tij dhunoi sot në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, ata që kishin dalë për të ushtruar paqësisht të drejtën e protestës. Si antishqiptar i vërtetë dhe frikacak i lindur, atij i duhej policia britanike për t’u mbrojtur nga bashkëatdhetarët. Sot, ai kreu krimin e dyfishtë, pasi i përzuri nga vendi i tyre, i dhunoi në vendin e adoptuar.

Edi Rama do mbetet në analet e turpit të historisë si kryeministri që, pasi i ka përzënë nga vendi, dhunon dhe keqtrajton bashkëkombasit e tij. Partia Demokratike e dënon me forcë dhunën e ushtruar kundër shqiptarëve të lirë. Mercenarët që dhunuan në emër të Ramës janë vetëm masha mjerane të narkoshtetit. Ndërkohë që, përgjegjësi i vetëm, ai që do përgjigjet deri në një për dhunën ndaj qytetarëve shqiptarë dhe britanikë, është Edi Rama. Ora e fundit të tij dhe narkoshtetit që e kishte marrë me vete në Londër si cirk personal, po afron.

Të martën, në ora 17:00, ftojmë të gjithë shqiptarët në marshimin drejt Tiranës, për t’i dhënë të shtyrën e fundit frikacakut të Surrelit dhe burracakut të Londrës. O sot, o kurrë!”

akuzat Emigrantet PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.