Avokati Spartak Ngjela teksa ka komentuar lirimin e Sali Berishës pas qëndrimit 335 ditë në banesë, tha se u la i lirë falë ligjit. Për të nuk e ka liruar njeri siç pretendohet. ”Nuk e keni kuptuar, (Berishën) e ka liruar ligji. Dispozita ligjore që akuzohej Saliu nuk e kishte të detyrueshëm arrestin. Saliu ishte në gjendje të lirë, por nuk paraqitej në prokurori. E arrestuan në funksion të hetimit. Pse? Nëse i shmangesh hetimit, ata të arrestojnë. Mbaruan hetimin, dhe e kanë çuar në gjykatë. Atë ditë mbaronte arresti i tij. Nuk e nxori njeri, e nxori ligji”,-tha Ngjela.
Postime te ngjashme
Add A Comment