Sot Shqipëria feston 80-vjetorin e Çlirimit të vendit nga forcat nazifashiste më 1944. Krerët më të lartë të politikës në vend, në kuadër të Ditës së Çlirimit kryen homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, ku edhe u vendosën kurora me lule. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë “Foton e Ditës” në rrjetet sociale, teksa kryen homazhe përballë monumentit “Nënë Shqipëri”, në të cilin shkruhet “Lavdi e Përjetshme Dëshmorëve të Atdheut”.

