Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Burgu i të miturve, vuajnë 29 adoleshentë

20:16 / November 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 79
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktualisht në Institutin e Riedukimit të miturve në Kavajë me urdhër të gjykatave janë nën masën e arrestit ose po vuajnë dënimin 29 adoleshentë. Duke kujtuar se këtu brenda shkolla është e detyrueshme për fëmijët e arrestuar, Marinela Alia, drejtoreshë e Institutit të Riedukimit të të Miturve rendit veprat për të cilat prokuroritë i kanë hetuar. Në këtë panoramë të implikimit të fëmijëve specifik është arrestimi i tyre për vjedhje që disa herë i ka kthyer në recividistë.

“Veprat që dominojnë janë në fushën e drograve, më tej për plagosje ka edhe për vrasje”-thotë drejtoresha e Institutit të Riedukimit të të miturve Marinela Alia. Më i fundit që përfundoi në këto ambiente është Mario 14 vjeç që po hetohet për vrasjen e Martinit, nxënës në Shkollën Fan Noli, aty ku mësonte edhe autori i dyshuar.

Zonja Alia përshkruan portretin e fëmijëve që trajtohen në këtë institut dhe që janë hetuar në konflikt me ligjin. Disa prej tyre rezultojnë të vijnë nga familje që në një moment krize harrojnë të kujdesen për fëmijët. Të tjerë ndikohen nga interneti, bullizmi por edhe faktorë të njohur si gjendja ekonomike

“Ajo ç’ka kam vënë re janë fëmijë që shtyhen edhe nga ndikimi i modeleve të këqija”-tregon drejtoresha. Nga të dhënat që disponon TCH vitin e kaluar u identifikuan 2006 fëmijë në konflikt me ligjin, nga të cilët emrat e 746 prej tyre u regjistruan si të pandehur dhe që në vijim pati edhe aplikim të shmangies nga dënimi, këshillim ose paralajmërim me shkrim të vendosur nga gjykata për 282 fëmijë.

Për pjesën më të madhe gjykata vendosi shërbim prove me detyrimin për tu paraqitur sipas frekuencave që ka urdhëruar gjykata, apo me detyrimin që të ndjekin një kurs të formimit profesional. Aktualisht nën shërbim prove janë 217 të mitur. Ndërsa vazhdon të mbetet problem mungesa e mekanizmave të tjerë që parashikohen në Kodin e Drejtësisë për të mitur. /TCH/

29 adoleshentë Burgu i të miturve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.