Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nano Virgjëresha, Tom Doshi Binjakët/ Ja karakteristikat e politikanëve sipas shenjave

12:55 / May 22, 20195 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 1 25
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sa prej jush besojnë se shenjat e horoskopit shpesh përcaktojnë edhe karakterin e një individi? Supersticiozët përgjithësisht e kanë më të thjeshtë të njohin personin përballë, pasi marrin vesh shenjën e tyre të horoskopit. Por keni menduar ndonjëherë për karakteristikat e politikanëve tanë, në bazë të shenjës së tyre të horoskopit? Më poshtë po ju tregojmë se çfarë shenje të horoskopit i përkasin disa nga liderat tanë, ndoshta për të kuptuar më shumë disa nga veçoritë e tyre.

Edi Rama

Kryeministri ka lindur në 4 korrik, ndaj ai i përket shenjës së Gaforres. Gaforret janë më të keqkuptuarit nga të gjitha shenjat e zodiakut. Ndaj që në këtë përshkrim besojmë se tregon shumë për Ramën. Të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje janë të paparashikueshëm, të thyeshëm dhe me plot komplekse, prandaj edhe kanë nevojë për përkrahje. Rama dhe të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje, preferojnë që ndjenjat dhe problemet tuaja ti mbajnë për vete. Gaforret dëshirojnë të posedojnë, besoj se i thamë të gjitha me këtë fjalinë e fundi apo jo?

profimedia 0327638623

Lulzim Basha

Kryedemokrati feston ditën e tij të lindjes në 12 qershor, ndaj ai i përket shenjës së Binjakëve. Elokuent në të folur, tepër diplomatik dhe burim i pashtershëm i ideve të reja, këto janë vetëm disa nga karakteristikat e shenjës së tokës, që duket se Basha i gëzon. Shpesh quhet edhe si shenja e dyzuar, përshkrim ky që duket i shkon për shtat kryetarit të Partisë Demokratike. Zakonisht hasin në probleme sepse reagojnë shpejt dhe gjykojnë në mënyrë të gabuar. Mosdurimi ndaj te tjerëve që nuk janë të shpejt sikurse ata, është një mangësi e juaja. A mund ta përshkruanim më mirë se kaq?

Basha 3 min 1 compressor 1

Sali Berisha

A e dinit që Berisha i përket shenjës së Peshores, duke qenë se ka lindur në 15 tetor? Shenja që quhet e balancave, duket se nuk i shkon shumë për shtat liderit historik të PD. Persona të këndshëm dhe me shkallë të lartë elegance, përshkruhen peshoret.   Me një aftësi të spikatur në ndërtimin e partneriteteve me të tjerët dhe zakonisht e kanë të vështirë të kuptoni anën tjetër të tregimit. Shmangia nga problemet dhe nga situatat të cilat mund t’i sjellin probleme është një gjë që zakonisht e bëjnë. Janë diplomat të vërtetë dhe do të bëjnë çdo gjë që ta ulin tensionin e ndonjë situate të vështirë. E duket se mes shenjës dhe karakterit të Berishës ka më shumë pika ndarjeje sesa takimi.

23032697 893407894153452 8892017482924008907 n e1510392238627

Ilir Meta

Presidenti i Republikës ka lindur në 24 mars, ndaj dhe i përket shenjës së Dashit. Dinamik dhe udhëheqës janë tiparet kryesore të kësaj shenje, që duket se në rastin e Metës shkojnë më së miri për shtat. Të lindurit në shenjën e Dashit, urrejnë ta kalojnë kohën duke ndenjur dhe duke  pritur aventurën apo fatin të vijë tek ta. Janë udhëheqës të mrekullueshëm dhe vetëbesimi i tyre është çdo herë i lartë. Rreziqet i pranojnë me një entuziazëm të madh. Edhe pse ndonjëherë ka mundësi të ndihen të pasigurt, askush nuk mund ta kuptojë atë. E për të gjithë ata që njohin mirë një Dash, me siguri që tanimë njohin mirë edhe tiparet e Ilir Metës.

Ilir Meta e1558518798148

Monika Kryemadhi

Edhe bashkëshortja e Presidentit është një Dash. Monika Kryemadhi feston ditëlindjen në 9 prill. E duket se lidhja e tyre bëhet edhe më interesante, duke qenë se të dy i përkasin shenjës që entuziasmi nuk i mungon në asnjë sekondë të tyre. Kjo mund të jetë lidhje e fuqishme emocionale, mirëpo të dy palët dëshirojnë të jenë ‘kryesori’. Marrëdhënia mes tyre është non stop një duel për të nxjerrë në pah fituesin. Zakonisht shenja e Dashit flet pa menduar shumë dhe pa i analizuar gjërat paraprakisht. Kjo zakonisht shkakton ofendim te të tjerët, mirëpo sjellja e tyre bën që ata të kenë mendim pozitiv. Nuk e dimë sesi çifti e ka zgjidhur këtë pjesë në shtëpi, kur të dy lënë pas sfidat politike.

mon 1 1

Fats Nano

Ish-kryeministri Fatos Nano ka lindur në 16 shtator. Dita e tij e lindjes i përkon me shenjën e Virgjëreshës. Kjo shenjë që më shumë i shkon për shtat femrave, sesa meshkujve, paraqitet si person i qetë dhe në kontroll të çdo situate. Mirëpo, në brendësi kanë një shkallë të shqetësimit dhe nervozizmit, por çdo herë jeni në përpjekje të përmirësimit të jetës së tyre. Inteligjenca është një ndër pjesët kryesore të kësaj shenje. Virgjëreshat i mbledhin faktet dhe pastaj i vëni në përdorim sipas nevojës. Kur i kombinoni këto me aftësitë analitike, bëhen person shumë të fuqishëm. Të tjerët, planet dëshirojnë t’i realizojnë me ndihmën e këshillave të tyre, sepse organizimi tyre bën që ata të ndihen më të sigurt gjatë kësaj. Besoj se duke kujtuar Nanon, do të kuptoni më mirë edhe Virgjëreshat e tjera.

fatos nano

Grida Duma

Ish-deputetja e Partisë Demokratike feston ditëlindjen e saj, një ditë përpara liderit të PD, në 11 qershor, duke qenë edhe ajo një binjakt gjithashtu. Ndër të metat më të mëdha të Binjakëve është karakteri i ndryshueshëm dhe të qenit të pabesueshëm. Kanë aftësi të mira të menduari e reflektuari dhe ndihen krenarë me zgjuarsinë e tyre. Kur Dielli ndodhet në shenjën e Binjakëve, duket sikur fluturojnë e nuk janë me këmbë në tokë, por ashtu si Virgjëresha edhe atyre iu pëlqejnë faktet, detajet e rëndësishme, për këtë arsye mund të bëhen detektivë të mirë.  Gjithashtu shenjës së Binjakëve i përket edhe deputeti i PSD, Tom Doshi, i cili feston ditëlindjen e tij në 6 qershor. Ndoshta këto karakteristika përshkruajnë më mirë edhe karakterin e tij.

grid8
Tom Doshi

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qeveria miraton ndryshime ligjore në financa/ Gati edhe katër marrëveshje të reja për pensionet e emigrantëve

13:46 / July 15, 2026

Pse Ilir Meta qëndron në burg, ndërsa Berisha paraqitet dy herë në muaj? Përgjigjet kreu i SPAK

11:38 / July 15, 2026

Braho: SPAK ka nisur 46 procedime për krime zgjedhore, akuzat ngrihen vetëm mbi prova

11:34 / July 15, 2026

Braho për “Albanian Files”: Kush ka prova, t’i dorëzojë në SPAK. Askush nuk është mbi ligjin

11:32 / July 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.