Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Ylli i muzikës pop humb shikimin, John: Nuk mund ta shoh …

20:11 / December 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Elton John
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ylli britanik i muzikës pop, Elton John ka zbuluar në një performancë gala të muzikalit të tij të ri ”The Devil Wears Prada” (”Djalli vishet me Prada”), për të cilin ai ka shkruar muzikën, se fizikisht nuk është në gjendje ta shohë shfaqjen për shkak të problemeve të vazhdueshme me shikimin, sipas ”The Guardian”.

Duke folur në skenë, këngëtari 77-vjeçar falenderoi bashkëshortin e tij David Furnish, i cili, sipas tij, ”ka qenë personi ku është mbështetur gjithmonë”.

“Unë nuk kam qenë në gjendje të vij në shumë nga përgatitjet për vënien në skenë sepse, siç e dini, kam humbur shikimin. Kështu që është e vështirë për mua ta shoh atë. Por, më pëlqen ta dëgjoj dhe djali luajti mirë sonte”, shtoi ai.

Në shtator, John zbuloi se një infeksion i rëndë i syrit që ai mori në korrik, ndërsa ishte në Francë, ia kishte lënë të verbër syrin e djathtë dhe me “vetëm shikim të kufizuar” në të majtin.

”Po shërohem, por është një proces jashtëzakonisht i ngadalshëm dhe do të duhet pak kohë përpara se shikimi të kthehet në syrin e prekur”, shkroi ai në një deklaratë të shpërndarë në median sociale. ”Unë jam shumë mirënjohës për ekipin e shkëlqyer të mjekëve dhe infermierëve dhe familjen time, të cilët janë kujdesur kaq mirë për mua gjatë disa javëve të fundit”, theksoi ai.

Javën e kaluar, John i tha ”Good Morning America” se shikimi po vononte albumin e tij të ardhshëm me bashkëpunëtorin e tij prej një kohe të gjatë, Bernie Taupin.

”Fatkeqësisht humba shikimin në syrin tim të djathtë në korrik, sepse kisha një infeksion  dhe kanë kaluar katër muaj që nuk mund të shoh… Unë jam i bllokuar për momentin”, thotë John.

”The Devil Wears Prada” sapo është hapur në ”West End” të Londrës në teatrin ”Dominion”.

Performanca gala e së dielës në mbrëmje u organizua për të mbledhur fonde për fondacionin ”Elton John Aids”.

Elton John shikimin ylli i muzikes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dy gosti”, filmi me lejlekun punëtor do të restaurohet

14:20 / September 13, 2026

Një nga ikonat e muzikës greke/ Kush ishte Giorgos Mazonakis që prej vitesh pushtoi skenën, këngët që shënjuan karrierën e tij

18:19 / September 9, 2026

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

Surprizëëë!! Nevina Shtylla është në pritje të ëmbël

19:01 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.