Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Një vendim surprize nga Gjykata e Lartë Malazeze: Rezultatet e përgjimeve të koduara jane të paligjshme

11:11 / December 5, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga av. Gurali Brahimllari

Lexo edhe :

Related Posts

  • manjani1
    Manjani: Vendimi i Malit të Zi, goditje për përdorimin e të dhënave të Sky ECC

Në një shkrim të publikuar në gazetën VIJESTI, dt 04.12.2024 (me autor Komnen Radeviq) njoftohet  se, së fundi,  Gjykata e Lartë e Republikës së Malit të Zi,  ka konsideruar të paligjëshme përmbajtjen e transkripteve të përgjimeve të aplikacionit të koduar  “ANOM”. Madje kjo Gjykatë jo vetëm ka konkluduar se Transkriptet nuk përbëjnë “prove” në procesin gjyqësor që po zhvillohet kundër disa të pandehurve, por edhe ka urdhëruar heqjen/përjashtimin e këtyre transkripteve nga fashikulli i gjykimit dhe vendosjen e tyre në një zarf të mbyllur.

Sikurse është bërë e ditur edhe  në mediat e vendit tonë,  në çështjen e bujshme penale që po zhvillohet në kryeqytetin e vendit fqinj, akuzat e ngritura kunder te pandehurit Milan Jankoviq dhe të pandehurve të tjerë për veprat penale të kryera në kuadër të organizatës kriminale, jane bazuar në të dhënat e përgjimeve të komunikimeve të koduara, të aplikacionit ANOM, të cilat ishin dorëzuara me letërporosi, nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, me shkresën e datës 28 qershor 2022 dhe gjendeshin në memorien e një USB.

Dihet botërisht se aplikacioni ANOM lejonte komunikimet e koduara telefonike dhe se u krijua nga FBI dhe policia australiane si pjesë e Operacionit Trojan Shield me shtrirje ndërkombëtare, për të luftuar krimin e organizuar, posaçerisht në fushën e narkotikeve. Pra ky aplikacion ishte një GRACKË e ngritur nga FBI dhe autoritetet e tjera policore dhe thuhet se u bazua në bashkëpunimin e një të penduari. Nga të dhënat teknike del se ky aplikacion i ka paraprirë platformave Encrochat dhe SkyECC dhe gjendej i instaluar në telefonat e personalizuar, pa funksione të tjera. ANOM pati një shtrirje në vendet e ballkanit (Kroaci Serbi, Bosnje Hercegovinë, Mali i Zi), Austri e më gjerë, duke u përfshirë rreth 3000 aplikantë nga më të njohurit në mesin e organizatave kriminale të këtyre vendeve.

Sipas njoftimit del se përfaqësuesja e Prokurorisë Speciale të shtetit, kishte pretenduar vërtetimin e akuzave duke u mbështetur edhe në të dhënat e Transkripteve të ardhura në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, në një USB, por Gjykata e Lartë e vendit fqinj, ka konstatuar se provat janë juridikisht të pavlefshme, prandaj ka marrë edhe vendimin që ato të hiqen nga përmbajtja e fashikullit të gjykimit duke urdhëruar mbajtjen e tyre të ndara nga aktet e tjera shkresore të dosjes gjyqësore.

Detaje më të plota do të bëhen publike pasi të kemi kopjen e përkthyer zyrtarisht të vendimit të Gjykatës së Lartë të Republikës së Malit të Zi, por evidentojmë se kjo qasje është në përputhje me jurisprudencën e GJED (30 Prill 2024) dhe me jurisprudencën e fundit të GJEDNJ (24 shtator 2024) si dhe konfirmon qëndrimin e mbrojtjes në procesin gjyqësor për çështjen me të pandehurin Pëllumb Gjoka etj.  

Madje, sikurse dihet, për këto problematika që lidhen me përgjimin e platformës së koduar SkyECC dhe papërdorshmërinë e rezultateve të tyre të ardhura me letërporosi, në një CD,   presim së afërmi edhe verdiktin e Gjykatës Kushtetuese.

Gurali Brahimllari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.