Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Manjani: Vendimi i Malit të Zi, goditje për përdorimin e të dhënave të Sky ECC

11:19 / December 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
manjani1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Drejtësisë, avokati Ylli Manjani, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale ku komenton një vendim të fundit nga gjykata malazeze lidhur me përdorimin e të dhënave nga përgjimet e enkriptuara të Sky ECC.

Lexo edhe :

Related Posts

  • Untitled
    Një vendim surprize nga Gjykata e Lartë Malazeze: Rezultatet e përgjimeve të koduara jane të paligjshme

Manjani thekson se krahas këtij vendimi nga Mali i Zi, janë edhe 6 vendime të tjera që ai dhe kolegët e tij avokatë kanë dorëzuar në SPAK dhe gjykatat shqiptare, duke ngritur dyshime mbi mënyrën e përdorimit të këtyre të dhënave në proceset gjyqësore.

“Krahas 6 të tjerëve që ne si avokatë i kemi dorëzuar SPAK dhe Gjykatave tona, për (mos) përdorimin gjyqsor kuturu të të dhënave të përftuara nga përgjimet e encriptuara të Sky ECC dhe jo vetëm.

Gjykata Malazeze i paska thënë prokurorisë atje, merrini këto të dhëna, futini në një zarf, zijini dhe pijuni lëngun. Në gjykatë nuk shkohet me hamendësime të krijuara nga përgjime.

Kudo ku gjykata funksionon mbi palët, përfshi edhe prokurorinë, bëhet drejtësi. Nuk ka drejtësi përgjime, aq më tepër me hamendësime të krijuara mbi to, o njerëz!

Kot, për muhabet, meqë na thanë se nuk u kemi çuar asnjë vendim nga bota për këtë punë..”, shkruan Manjani.

Sipas tij, drejtësia nuk mund të mbështetet tek përgjimet e interpretuara pa një bazë të qartë ligjore dhe të verifikueshme. “Kudo ku gjykata funksionon mbi palët, përfshi edhe prokurorinë, bëhet drejtësi,” shton ai, duke kritikuar përdorimin e hamendësimeve si baza për veprime gjyqësore.

Postimi i Manjanit vjen pas debateve të shumta në lidhje me legjitimitetin e përdorimit të të dhënave të përftuara nga përgjimet e koduara si Sky ECC në proceset penale, një çështje që vazhdon të shkaktojë polemika si në Shqipëri ashtu edhe në vende të tjera.

sky ecc tirananews.al Ylli Manjani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani shkruan historinë kuqezi, fitorja në Andorra na çon në play-off të Botërorit

22:49 / November 13, 2025

Andorra-Shqipëri, shpërthen festa. Asllani zhbllokon takimin

22:14 / November 13, 2025

U gjet e pajetë në lumin Shkumbin, identifikohet 55-vjeçarja në Elbasan

22:11 / November 13, 2025

Marrëveshjet Shqipëri-Itali, Ministri Gonxhja nënshkruan projektin tre-vjeçar me homologun italian

21:00 / November 13, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.