Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sistem i ri elektoral, Arta Dade: Kryetarët janë bërë autoritarë

17:24 / December 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dade
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arta Dade apelon politikën të ndryshojë sistemin elektoral. Ajo sheh pushtet të përqendruar dhe autoritarizëm në rritje të kryetarëve të partive politike. Ish-ministrja dhe ish-deputetja e PS-së ka qenë një prej ligjëvënësve që e votuan sistemin proporcional rajonal në 2008-ën, por sipas saj ai është deformuar.

”Ky sistem elektoral që ne kemi vërtetë ka krijuar shumë problem, ka tkurrur demokracinë e brendshme të partive dhe ka rritur autoritarizmin e liderëve të partive. Sistemi elektoral duhet të shikohet të ndryshohet sepse për mua është kthyer në pengesë të demokracisë, atëherë unë e votova për kuotat e grave, por edhe ai sistem nëse ekziston demokracia e brendshme të jep mundësinë të kesh një parlament efektiv, por kjo nuk ndodh pasi nuk funksionin demokracia e brendshme dhe respektim i institucioneve”, tha Dade.

Kritika dhe për opozitën, ku tha se sheh të rinjtë demokratë që veprojnë me metoda të vjetra dhe jo duke komunikuar me qytetarët. Si shembull mori ish-kandidatin për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi.

”Rrotacionet bëhen që partitë të merren me veten e tyre kur të dalin në opozitë, jo si kjo opozita jonë që mesa duket nuk ka ndonjëherë ndërmend të vijë në pushtet. Vunë një djalë të ri për bashkinë Tiranë atje që humbi, një humbës me 60 mijë vota shkon dhe hedh molotov te bashkia në vend që të trokasë derë më derë e të thotë unë do kandidojë përsëri”.

arta dade
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026

BE ndalon shkatërrimin e rrobave të pashitura, hyjnë në fuqi rregullat e reja për industrinë e modës

17:13 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.