Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Protestat për Martinin, Fuga: Lërini makabritetet me gjak në mure

18:29 / December 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artanfugaa 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Akademiku Artan Fuga ka komentuar protestat për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Për të duhen lënë pas makabritetet dhe shkrimet me gjak nëpër mure, sepse sipas tij, shkolla ka nevojë të hapet, të liberalizohet. ”Shkolla ka të tjera fare probleme. Jeni jashtë loje komplet, politizoni gjithçka, manipuloni çdo ngjarje në mënyrën më të padëshirueshme, nuk keni asnjë ide të re! Shkolla ka nevojë për ide të reja, për emancipim se ka ngelur e viteve ’60, duhen reforma të thella të edukimit, kulturës, teksteve, buxheteve familjare, bibliotekave, marrëdhënie të reja mes informacionit, shkollës, familjes. Lërini makabritetet me gjak nëpër mure dhe me parulla abstrakte etike”,-shkruan Fuga.

Postimi i plotë

Shkolla ka nevojë për ide të reja, kush i ka t’i japë, jo për gjak në mure institucionesh, makabritete! Shkolla ka nevojë të hapet, të liberalizohet, të mos jetë autoritare as e centralizuar, jo të mbyllet në mënyrë policeske! Arsimi, edukimi, informacioni dhe teknologjia e re duhet të jenë fjalë kyçet e një shkolle të re! Nuk kuptoj se kush i organizon marshimet te ministria e arsimit, apo nuk ka punë tund derën?

Si nuk del dikush? Çfarë kërkoni që pas çdo vogëlushi të venë një polic:, që mësuesit të shëtisin me pranga në duar në shkollë, që teknologjia të bllokohet si në Mesjetën e inkuizicionit, që me kamera nxënësit të survejohen në ËC, që rojet te dera të kontrollojnë xhepat e nxënësve, që ministria të kontrollojë çfarë bëhet në çdo shkollë, që shkolla të bëhet kazermë, burg, shkollë vagabondësh, në mënyrë që prindërit të bëjnë sehir, që shoqëria të flejë, çfarë janë mësuesit gardianë burgjesh?

Shkolla ka të tjera fare probleme. Jeni jashtë loje komplet, politizoni gjithçka, manipuloni çdo ngjarje në mënyrën më të padëshirueshme, nuk keni asnjë ide të re! Shkolla ka nevojë për ide të reja, për emancipim se ka ngelur e viteve ’60, duhen reforma të thella të edukimit, kulturës, teksteve, buxheteve familjare, bibliotekave, marrëdhënie të reja mes informacionit, shkollës, familjes. Lërini makabritetet me gjak nëpër mure dhe me parulla abstrakte etike!

Nuk jeni në gjendje të mblidhni pesë intelektualë, tre sindikata, pesëdhjetë prindër! Jo, kërkohet tjetër gjë. Politizime ka bllokuar shoqërinë dhe u shërben vetëm politikanëve në lojën e tyre për karrige.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident te Unaza e Madhe pranë mbikalimit të Tufinës, bllokohen të treja korsitë

17:23 / October 10, 2026

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Levan-Tepelenë, dy të plagosur

16:00 / October 10, 2026

Mbante të fshehur një pistoletë dhe kanabis teksa kalonte në kufi, arrestohet në Kakavijë 51-vjeçarja gjermane

15:00 / October 10, 2026

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në një banesë, humbin jetën 9 persona, mes tyre edhe fëmijë

13:58 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.