Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Efektet e portit të jahteve në ekonominë e qytetit të Durrësit

11:13 / December 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0325
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Porti i jahteve në Durrës ka nisur të ndikojë në ekonominë e qytetit duke hapur vende të reja pune e duke rritur vlerën e pronës. Kryebashkiakja Emirjana Sako tregon në emisionin “Vendi Im” për impaktin e projektit të investitorit të njohur Mohamed Alabaar, Durrës Yachts & Marina, mbi Durrësin.

“Patjetër që Durrësi do të përfitojë shumë nga ky projekt, qoftë edhe nga hapësirat rekreative. Por tashmë fakti që atje ka një ekip të madh që po punon ka bërë të mundur edhe hapjen e vendeve të ndryshme të punës. Që pas prezantimit të idesë së këtij projekti ne vumë re një ndryshim të tregut imobiliar në qytetin e Durrësit, të vlerës së shitjes së pronave. Dhe në fakt ka ndryshuar ndjeshëm çmimi i shitjes së pronave jo vetëm në zonën rreth e qark marinës, por në të gjithë qytetin e Durrësit,” shpjegon kryetarja e bashkisë Sako.

Projekti i Marinës dhe jahteve në Durrës parashikon 280 vende ankorimi për jahtet, 700 metra plazh të ri, 80 mijë metër katror hapësirë e gjelbër, hotele me 4 dhe 5 yje, dhe sipërfaqe ndërtimi për banim 1.3 deri në 2 milionë metra katrorë.
Ai shtrihet në 20 vjet dhe do të përfshijë një hapësirë prej 800 hektarë. Në fazën e parë, që pritet të zgjasë 5-7 vjet, do të shfrytëzohet afro 50 për qind e sipërfaqes, ndërsa pjesa tjetër do të jenë hapësira publike, parqe dhe infrastrukturë urbane.
Në këtë fazë parashikohet ndërtimi i më pak se një të tretës së sipërfaqes së projektuar, dy komplekseve rezidenciale, një hotel i madh me 5 yje, hapja e një plazhi të ri, një marinë e vogël, si dhe rehabilitimi i zonës në krah të portit aktual.

porti i durresit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.