Në ”Montecatini Terme” të Firenzes në Itali në teatrin Giuzzepe Verdi në datat 7-8 dhjetor 2024 u mbajt konkursi Ndërkombëtar i Kërcimit dhe Arteve.
Në këtë garë mori pjesë edhe shqiptarja Mabel Qinami, e cila korri një sukses të madh. Ajo është një nga balerinat që spikati dhe u prit me shumë duartrokitje nga audienca, duke treguar edhe një herë tjetër që talenti vlerësohet kudo që ti të jesh.
10-vjeçarja shqiptare studion në këtë akademi që në moshën 3-vjeçare. Në këtë garë morën pjesë me katër kërcime të zhanreve të ndryshme. Balet klasik, balet modern, dhe folk, ku spikaten dhe fituan dy çmime të para dhe dy çmime të dyta. U morën edhe 5 bursa studimi në 5 vende të ndryshme të Europës.
Mabel Qinami e dashuron baletin dhe fitoren ia desikon mësueses së saj të akademisë, Mimoza Bekteshit e cila me përkushtimin dhe durimin e saj ka arritur deri këtu.




