Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Bashkia Tiranë: Hapen aplikimet për 1200 kredi të buta

15:38 / December 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kredite e buta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Familjet e pastreha në kryeqytet do të kenë mundësi që të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese. Bashkia e Tiranës njofton hapjen e thirrjes për aplikim në programin e subvencionimit të interesave të kredisë për familjet dhe individët në nevojë për strehim. Kjo vjen falë bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Procesi i aplikimit nis më datën 12 dhjetor 2024 dhe përfundon më datën 13 janar 2025. Të gjithë qytetarët që kanë aplikuar para datës së këtij njoftimi duhet të riaplikojnë në protalin qeveritar “e-Albania” pas shpalljes së njoftimit publik.

Individët/familjet e interesuara duhet të plotësojnë kërkesën për aplikim në portalin qeveritar “e-Albania”, duke zgjedhur shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”. Aplikimi në sistem duhet të përcaktohet sipas renditjes së formave të trajtimit në bazë të preferencave të aplikantit duke përzgjedhur për t’u trajtuar me strehim nëpërmjet programit Banesë me Kosto të Ulët. Në mungesë të Banesave me Kosto të Ulët ju duhet të zgjidhni Subvencionimin e Interesave të Kredisë.

Kriteret bazë për paraseleksionimin e kërkesës së paraqitur nga individët/familjet e interesuara për të përfituar nga programi ” Subvencionimi Interesave të Kredisë”.

1-Individë të cilët në momentin e paraqitjes së kërkesës kanë mbushur moshën 18 vjeç.
2-Familjet të cilët në momentin e paraqitjes së kërkesës nuk kanë ne pronësi një banesë.
3- Familjet që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit.
4- Familjet që zotërojnë të ardhura brenda kufijve të përcaktuar.

Faza e dytë (dorëzimi i dokumentacionit) do të vijojë me një njoftim të dytë publik. Për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, çdo individ/familje që vetëdeklarohet me paaftësi apo pamundësi aksesi në rrjetin e komunikimeve elektronike, mund të drejtohet pranë njësisë administrative me qëllim asistimin në kryerjen e aplikimit në portalin e-Albania.

Që pas ardhjes së Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, programi i “Subvencionimit të interesave të kredisë”, u rihap sërish pasi ishte mbyllur nga administrata e mëparshme. Ky program ka në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve dhe çifteve të reja, të cilat nuk kanë aftësi ekonomike të përballojnë ofertën e tregut të lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore në treg. Qëllimi i këtij projekti është mbështetja e familjeve dhe çifteve të reja në blerjen e shtëpive, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre.

WhatsApp Image 2024 12 12 at 15.08.34

Bashkia e Tiranës kredi të buta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

09:17 / May 29, 2026

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

09:28 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.