Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Bulmet me vaj palme. Si të dalloni ushqimet që ju bëjnë dëm

20:41 / May 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bulmet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vaji i palmës dhe qumështi pluhur po gjen përdorim të gjerë në industrinë ushqimore të vendit tonë.

Konsumatori shqiptar mashtrohet nga prodhuesit vendas dhe jo vetëm. Mashtrimi arrin deri në atë pikë sa që askush nuk e deklaron atë në etiketën e produktit ushqimor, edhe pse një gjë e tillë është detyrim ligjor.

Teknologët thonë se një sjellje të tillë prodhuesi shqiptar e mësoi nga konkurrenca e pandershme e produkteve të importit. Nazif Tivari shprehet: “E përdorin sepse një kilogram vaj plame kushton 140 lekë dhe kur ti e përdor për djathin kaçkavall, ai shton rrezen e prodhimit të djathit. Ti merr 1 kilogram më shumë për 100 litra qumësht”.

Për të kuptuar nësë gjiza është më vaj palme, e vendosim atë në një tigan dhe nëse ndryshon ngjyrë atëherë duhe të bëni kujdes sepse ajo nuk është përgatitur me qumësht.

“Vaji i palmës ka acide yndyrore të ngopura. Ky ka sasi të madhe të vajit të palmës, madje këtë vaj e përdorin dhe për karburante sepse hyn tek hidrokarburet. Ka 3-5% naftë. Ky ka acide yndyrore të ngopura, karbon dhe hidrogjen, nuk ka oksigjen siç ka yndyra e qumështit”, shpjegon specialisti.

Po përse u karbonizua ky produkt ushqimor?

“U dogj sepse është karboni, është njëlloj sikur të digjnim lëndë djegëse. Pra, është gjizë pa qumësht. Ka vaj palme dhe proteina. Kjo është 120 lekë, ndërsa gjizo bio shkon 180 lekë me shumëicë”, shpjegon Nazif Tivari.

Mashtrimi nuk përfundon. Gjiza mund të përgatitet edhe me një formulë tjetër, ku përbërësit e saj janë qumështi pluhur dhe niseshteja. Këtë eksperimentin e përdorim edhe me djathin e picës: “Gjatë pjekjes, djathi që prodhohet për pica lëshoi lagështinë e vet të qumështit, ndërsa ky djathi tjetër lëshoi vajin e palmës”.

Nesë salca e kosit është tepër e ëmbël, kjo do të thotë që ajo nuk është cilësore, por e tejngopur me konservantë.

Disa ditë më parë, AKU tregoi se si një prodhues vendas kishte futur mijëra ton vaj palme dhe nuk e justifikonte përdorimin e tij, edhe pse në kartën teknologjike e kishte të shënuar së kjo yndyrë bimore duhet të përdoret jo më shumë se 20% në produktet e qumështit.(TCH)

VAJ PALME
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026

Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës dhe lehtësitë për shtëpitë e para

12:58 / July 12, 2026

Rregulla të reja për bankat! Sulmet kibernetike do të raportohen brenda 4 orëve

21:39 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.