Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Plagosja e 17-vjeçarit, ministrja Manastirliu merr disa vendime

19:03 / December 13, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
manastirliu 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me drejtuesit e shkollave në Fier për ngjarjen e ndodhur në një shkollë të mesme në Cakran të Fierit, ku një nxënës ka goditur me mjet të mprehtë një nxënës tjetër.

Manastirliu i ka kërkuar Drejtorisë Rajonale të Fierit pezullimin e drejtuesve të shkollës dhe oficerit të sigurisë, deri në përfundim të verifikimit për zbatimin e protokolleve të sigurisë të ndjekura dhe në përfundimin e hetimeve mbi këtë ngjarje. Në takim është diskutuar edhe marrja e masave shtesë për kontrollet fizike në çdo shkollë, dhe angazhimin e plotë të komisioneve të sigurisë në institucionet arsimore për zbatimin efektiv të protokolleve të sigurisë.

Incidenti ka nisur pas një debati të krijuar në rrjetin social Snapchat. Tensioni midis dy nxënësve 17-vjeçarë ka ndodhur në oborrin e shkollës, ku situata ka agravuar deri në përdorimin e një mjeti prerës nga njëri prej tyre. Autori i dyshuar është identifikuar dhe shoqëruar nga policia për marrjen e dëshmisë dhe procedurat e mëtejshme ligjore. Policia vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

17-vjeç Nxënës ogerta manastirliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Situatë alarmante në Lundre të Ulzës, zjarri po avancon drejt Shkopetit

15:56 / September 3, 2026

Kërcënimet e pretenduara nga biznesmeni në Vlorë, reagon policia: Në automjetin e aksidentuar ishin tre persona, u gjet edhe një pistoletë

14:54 / September 3, 2026

President Begaj pret ambasadoren e re të Zvicrës në Shqipëri

14:20 / September 3, 2026

Kërcënohet pronari i hotelit/ Vlorë, persona të armatosur i vendosin “gjobë” biznesmenit

14:13 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.