Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kryepolici Proda zgjidhet president i SEPCA-s: Suport nga Interpol

10:11 / December 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1734166673 81
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zgjidhet president i SEPCA-s (Shoqata e Shefave të Policisë të Evropës Juglindore). Proda do ta mbajë postin deri në muajin dhjetor të vitit 2025. Asambleja e Përgjithshme e SEPCA-s (Shoqata e Shefave të Policisë të Evropës Juglindore) u mbajt këto ditë në Beograd. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë të vendeve anëtare të SEPCA-s dhe Koordinatorët Kombëtarë të saj.

”Ju siguroj për angazhimin tim maksimal në krye të SEPCA-s dhe të Policisë së Shtetit Shqiptar për të punuar bashkërisht duke thelluar më shumë bashkëpunimin e deritanishëm. Ne jemi punonjës policie dhe kemi një mision: luftë pa kompromis krimit për të garantuar sigurinë e qytetarëve të vendeve tona. Te Policia e Shtetit Shqiptar do të gjeni angazhim, përkushtim, vendosmëri dhe besueshmëri për të zhvilluar hetime dhe operacione të përbashkëta. Pjesëmarrja e presidentit të Interpolit dhe përfaqësuesve të tjerë të agjencive ligjzbatuese është tregues i mbështetjes dhe besimit që ata kanë te puna jonë, dhe kjo na obligon për të ecur përpara, duke korrigjuar ato që s’kemi bërë mirë dhe duke ndërmarrë hapat e duhur për të parandaluar e goditur krimet globale që kërcënojnë mbarë botën, me qëllim që të mundësojmë sundimin e ligjit dhe krijimin e një ambienti sa më të pasigurt për ata që shkelin ligjin”,-u shpreh Proda.

Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të SEPCA-s, pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutonin mbi situatën aktuale dhe rolin rajonal të SEPCA-s në luftën kundër kontrabandimit të qenieve njerëzore dhe trafikimit të emigrantëve, sinergjitë rajonale në luftën kundër krimit kibernetik, forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit operacional rajonal në luftën kundër të gjitha fenomeneve kriminale që prekin vendet e rajonit të SEPCA-s, rritjen e bashkëpunimit në fushën e trajnimeve, si edhe mbi rëndësinë dhe vlerësimin e rolit të grave në radhët e Policisë.

1734166673 86
1734166673 85
1734166673 84
1734166673 83
1734166673 82
1734166673 81

ilir proda SEPCA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Komisariatin nr. 3, lëndohen tre efektivë policie

18:35 / October 18, 2026

Një ditë pas pamjeve alarmante, rishfaqet protestuesi me “mitralozin” e fishekzjarreve

18:21 / October 18, 2026

Protestuesit dhunojnë një qytetar, i vijnë në ndihmë drejtuesja e Policisë Bashkiake dhe efektivët

17:59 / October 18, 2026

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë kundër akteve të dhunës në protestë, thirrje prindërve të tregojnë kujdes

17:39 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.