Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, ku një kamion është përlasur me një makinë të vogël.
Sipas informacioneve të dhëna nga policia P. A, duke drejtuar mjetin (kamion) është përplasur me mjetin me drejtues E.Gj.
Të dy drejtuesit e mjetëce kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital.
Njoftimi:
Më datë 14.12.2024, rreth orës 13:45, në autostradën Tiranë – Elbasan, sa kalon TEG-un, shtetasi P. A., duke drejtuar mjetin (kamion) është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E. Gj.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 pasagjerë të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksdientit.
