Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Blake padit për ngacmin seksual bashkëpunëtorin e saj

09:51 / December 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1734854580xiwtjpg 894
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SHBA- Aktrimi i Blake Lively me Justin Baldoni në filmin “It Ends With Us” solli 350 milionë dollarë fitime, por duket se bashkëpunimi i tyre ka pasur shumë probleme. Aktorja 37-vjeçare së fundmi ka ngritur një padi kundër kolegut të saj për ngacmim seksual gjatë xhirimeve. Sipas ankesës së Lively, gjërat u përkeqësuan aq shumë gjatë prodhimit të filmit, i cili u shfaq në gusht të këtij viti, sa u mbajt një takim për të adresuar akuzat e saj për një mjedis pune armiqësor, ku mori pjesë edhe bashkëshorti i aktores, Ryan Reynolds.

Si pjesë e takimit të tensionuar, Lively dhe Reynolds kërkuan që “nuk do të kishte më shfaqje të videove nudo ose imazhe të grave për Lively, të mos përmendej më “varësia e mëparshme ndaj pornografisë” e Baldonit dhe të mos kishte më diskutime rreth eksperiencave seksuale të tij përpara Lively. Ata gjithashtu kërkuan më tej, që Baldoni “nuk duhet të bëjë komente për peshën e Lively” dhe “të mos përmend babain e saj të vdekur”. Ankesa thotë gjithashtu se Lively kërkoi gjatë xhirimeve që asaj nuk do t’i kërkohej më të shtonte skena seksi, përtej asaj që ajo kishte miratuar kur nënshkroi në projektin e trazuar. Ajo pretendon se kërkesat u përqafuan dhe u miratuan nga studioja, por Baldoni dhe kompania e prodhimit, Wayfarer Studios, më vonë u angazhuan në një fushatë “manipulimi social” për të “shkatërruar” reputacionin e saj.

Ende nuk ka pasur asnjë reagim nga vetë aktori, por avokati i Baldoni tha nga ana tjetër se kjo është një përpjekje për të korrigjuar reputacionin e saj negativ, duke shtuar se akuzat janë të rreme dhe të turpshme. Sipas dokumenteve ligjore, Lively pretendon se ishte Baldoni ai që i bëri gjërat të padurueshme gjatë xhirimeve. Raportet për sjelljen e Baldoni u shfaqën në fillim të këtij viti kur Daily Mail botoi një artikull duke pretenduar se ai nuk respektonte “kufirin” e tij në xhirimet e “It Ends with Us”. Po atë ditë, Page Six raportoi se Baldoni krijoi një atmosferë jashtëzakonisht të vështirë prapa skenave për të gjithë kastin.

Blake Lively Sues 'It Ends With Us' Co-Star and Director Justin Baldoni for Sexual Harassment https://t.co/6yxrPnVflx

— The Hollywood Reporter (@THR) December 21, 2024

blake lively justin baldoni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.