Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Pajisje për laboratorin e analizave në poliklinikën qendrore

16:47 / December 23, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sho
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja Albana Koçiu pa nga afër sot pajisjet mjekësore moderne që i janë shtuar laboratorit të Poliklinikës së Specialiteteve Nr. 3 në Tiranë dhuruar nga drejtori i Fondacionit “Fundjava Ndryshe”, Arbër Hajdari.

Koçiu theksoi se këto pajisje të teknologjisë së avancuar do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë dhe shpejtësinë e analizave laboratorike, duke mundësuar diagnostikime më të sakta dhe efikase për 280 mijë qytetarët që marrin shërbime në këtë qendër.

Ministrja deklaroi se “jemi duke punuar edhe për të shtrirë një plan mbështetje me aparatura të teknologjisë së lartë. Janë 100 milionë lekë nga buxheti i shtetit për vitin 2025 që do të pajisin jo vetëm Poliklinikën Qendrore, por edhe qendrat e tjera shëndetësore me fokus tek ato qendra që ushtrojnë veprimtarinë 24/7”.

Koçiu dha një tjetër lajm sa i përket Poliklinikës së Specialiteteve Nr. 3, duke bërë me dije se me buxhetin e vitit 2025 do t’i nënshtrohet rikonstruksionit.

Ndërsa drejtori i Fondacionit “Fundjava Ndryshe”, Arbër Hajdari u shpreh: “Kjo është një poliklinikë e cila i shërben afro 250 mijë qytetarëve dhe na vjen mirë që na jepet mundësia që t’u shërbejmë përmes këtij dhurimi.”

poliklinika qendrore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Afati mbyllet më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Kryeni regjistrimin e fëmijëve në shkolla përmes e-Albania

12:57 / July 23, 2026

Nga Ksamili te Alpet/ Media spanjolle jehonë bukurive dhe potencialit turistik të Shqipërisë

10:43 / July 23, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.