Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kaos në rrugën e Arbrit, bora bllokon qindra udhëtarë

20:18 / December 23, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
123 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reshjet e shumta të dëborës të së hënës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në rrugën e Arbrit. Shumë automjete kanë mbetur të bllokuara në bypassin e Murrizit si pasojë e pranisë së madhe të dëborës.

Edhe pse që me nisjen e reshjeve në rrugë pati borëpastruese, këto të fundit nuk kanë arritur ta mbajnë të qarkullueshëm aksin. Dhjetra automjete e qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra.

Ndërkohë, mësohet se mes të bllokuarve ka qenë edhe një kortezh mortor i nisur nga Tirana në drejtim të Klosit.

Policia rrugore u detyrua të bllokojë qarkullimin e automjeteve tek rreth-rrotullimi në fshatin Fshat, duke i kthyer automjetet që të përdornin aksin e vjetër nacional Klos-Burrel-Milot.

Situata në bypassin e Murrizit mbetet problematike pasi shumë automjete kanë dalë nga rruga, duke krijuar radhë të gjata në trafik. Mes të bllokuarve në rrugën e Arbrit kishte edhe fëmijë të cilët qëndruan në automjete prej disa orësh.

Policia Rrugore do të vijojë të mbajë të mbyllur qarkullimin në këtë aks rrugor deri në hapjen e plotë të tij.

automjete Bora Rruga e Arbrit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.