Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

P/ligji, Denaj: Trajtim shtesë për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët

13:46 / May 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Anila Denaj 1024x683 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa minatorët protestojnë para Kuvendit duke kërkuar statusin, minsitrja e Financave Anila Denaj në seancë plenare tha se projektligji për minatorët, metalurgët dhe naftëtarët sjell një sërë përfitimesh.

“Ky projektligj u jep një trajtim suplementar shtesë tre kategorive të profesioneve më të vështira, minatorëve nën tokë, punonjësit e industrisë së naftës dhe gazit dhe metalurgjisë. Konkretisht do të përfitojnë nga ky projekt ligj:13300 minatorë, 7600 naftëtarë, 2500 metalurgë. Me miratimin e këtij projekt ligji sigurohet pensioni suplementar, si një shtesë mbi pensionin e pleqërisë, të përfituar nga skemat kontributive. Përfitim tjetër i këtyre kategorive është edhe ulja e moshës së daljes në pension, në 55 vjeç për minatorët, dhe 60 vjet për naftëtarët dhe metalurgët”, tha Denaj.

Lexo edhe- Minatorët në protestë: Duam statusin, jo projektligj

Ajo shtoi se projektligji është një trajtim monetar shtesë, nuk është status për këto profesione, pasi statuset janë me spektër më të gjerë që lidhen jo vetëm me përfitime financiare në moshë pensioni.


Ajo sshtoi se projektligji është një trajtim monetar shtesë, nuk është status për këto profesione, pasi statuset janë me spektër më të gjerë që lidhen jo vetëm me përfitime financiare në moshë pensioni.

“Ky projektligj ju jep pension para kohe deri në 10 vjet të moshës normale të daljes në pension, këtyre tre profesioneve si dhe ju jep shtesë mbi pension të gjithë pensionistët aktualë dhe atyre që do të dalin në në vijim. E theksoj edhe një herë, kjo shtesë mbi pension nuk është e financuar nga kontributet, por një privilegj që u bëhet këtyre tre kategorive të financuara nga buxheti i shtetit. Me këtë shtesë të ardhurat e tyre arrijnë në shumën e pensionit maksimal që përfitojnë pensionistët e tjerë përmes skemës së kontributeve. Në këtë projektligj përfshihen edhe metalurgët. Ky projektligj jep përfitime shtesë për ata minatorë, naftëtarë, dhe metalurgë që kanë punuar në industrinë shtetërore dhe që punojnë në sektorin privat, por parashikohet që punëdhënësi dhe punëmarrësi të paguajnë kontribute në masën 5%. Me këto kontribute parashikohet që të ulet gradualisht edhe ngarkesa e buxhetit të shtetit”, sqaroi Denaj.

denaj metalurget minatoret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.