Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla duke dashur të mbyllë debatin për Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, tha se Sali Berisha duhet ti japë fund historive që ka qenë i persekutuar.
“Ka qenë njëri këtu në rreshtin e dytë që ndenji 28 vite në kuvend duke sjell vërdallë çështjen pa bërë asnjë gjë të vetme. Mjaft më me historinë që ka qënë Berisha i persekutuar, unë nuk di si mund të jesh i persekutuar e të bësh pushime në varkën e Enverit. Ne nuk paguajmë institute që s’jua ka dhënë ligji të drejtën. Ripërtëritja e grupeve parlamentare e solli një të mirë, të kemi edhe përfaqësues të Ballait Kombëtar. Ky debat i bëri nder Kuvendit, tha Balla.
Ndërsa për kerun e shtetit Ilir Meta, ai tha se “e rendit veten në krah të atyre që mendojnë se reforma nuk ka ecur sic duhet edhe pse nuk ka një partner sot që nuk e vlerëson”.
“Më vjen keq e më duhet ta them që Presidenti e rendit veten në krah të atyre që mendojnë se reforma nuk ka ecur sic duhet edhe pse nuk ka një partner sot që nuk e vlerëson. Parlamenti sipas Presidentit nuk qenka funksional. Po pse? Sepse nuk është Monika dhe është Ralfi? Apo se i mungojnë fjalimet e pa pikë e presje të Berishës dhe që janë zëvendësuar me fjalime të ngjashme të Kujtim Gjuzit? Realisht dua t’jua them le ta shfrytëzojmë këtë kohë të mbetur, të punojmë për Shqipërinë europiane.” – u shpreh Balla.
Socialisti Balla ritheksoi se 30 qershori është afati i fundit për zgjedhjet dhe se nuk do ketë asnjë ditë më pas shtyrje.
“Që ta dini ju deputetët e opozitës. 30 qershori është afati i fundit kushtetues për mbajtjen e zgjedhjeve vendore. Nuk ka as më 1 korrik, as me 2 korrik”, tha Balla.
